Nuk e di se pse, teksa dëgjoj dhe shoh gjendjen psikike ku është katandisur Basha dhe sidomos Berisha, i cili ia luan fijet që nga prapaskena, çdo ditë e më shumë më përforcohet mendimi se Basha është penduar shumë për rrugën ku ka hyrë dhe për gjëmën që i ka bërë vetes, por edhe atyre pak pasuesve idealistë që vijnë në çadër edhe pa u paguar, pasi, siç është tashmë e njohur nga të gjithë, shumica e “revolucionarëve” të çadrës paguhen mirë për “punën” që bëjnë. Vetëm se, pavarësisht nga kjo, ai nuk po e gjen kurajën të pendohet, të tregojë se ende nuk e ka humbur krejt logjikën njerëzore. Basha ndodhet në sikletin e atij njeriut që, siç thotë populli: “Dha pesë para të hynte në valle dhe jep njëzet për të dalë, por nuk del dot”. Mundësi për të dalë i janë dhënë shumë, që nga lëshimet e kryeministrit deri te paketa MekAllister, por ai e di se cilado që të jetë mënyra e daljes, do të shënonte fundin politik të tij, prandaj edhe nuk del dot. Ai shpreson, ashtu siç është ajo thënia popullore “si dhelpra pas dashit”, se mos, ku i dihet, Rama shkel mbi të gjitha parimet ligjore dhe i jep çelësat, aq shumë të dëshiruara nga Basha, të kryeminsitrisë. Mirëpo, me sa duket, Ramës, jo vetëm nuk i shkon mendja për një veprim të tillë, përkundrazi, e ka lënë Bashën dhe Berishën në fatkeqësinë e tyre dhe e ka kthyer “velën e anijes” së partisë së tij në drejtimin e erës së duhur, që të fitojë edhe një mandat tjetër qeverisës.
Në këtë kuptim Basha është bërë për t’u mishëruar, sepse e ka shndërruar veten në një të pashpresë shpëtimi. A nuk duhet të mëshirohet një njeri që, si të ishte gramafon i prishur, përsërit çdo çast të njëjtat fjalë që ia ka mësuar Saliu? Siç e ka treguar jo një herë veten, ai nuk ka personalitetin e tij politik, ai është i varur, si janë të varur të sëmurët nga droga, nga mendimet e mësuesit të tij të prapaskenës. Duhet mëshiruar se, duke mos pasur mendimin dhe vizionin e tij, i ka hyrë një rruge pa krye teksa përsërit në mëngjes fjalët e mësuara përmendsh në darkë në zyrën tek 25-katëshi. Duhet mëshiruar sepse çdo ditë që kalon po zhytet gjithnjë e më thellë në batakun që i ka krijuar tutori politik i tij, Berisha.
Aq i pashpresë është Basha sa mendon t’u mbushë mendjen ndjekësve të papaguar të tij se atij i digjet zemra për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që as në partinë demokratike, gjatë zgjedhjes së tij si kryetar, nuk arriti të bënte zgjedhje të ndershme, sipas denoncimit të vetë rivalit të tij, tashmë të djerë, Olldashit. Ai që falsifikoi hapur rezultatin e zgjedhjeve lokale të Tiranës në v. 2015, pa folur për baskëfajëtorësinë e tij në vjedhjen e votave në zgjedhjet e mëparshme të organizuara nga qeveritë e PD, çirret e thërret nga çadra se do t’i vidhen votat në zgjedhjet që ende nuk janë zhvilluar, zgjedhjet, për sigurinë e të cilave janë zotuar, jo vetëm autoritetet vendase, por edhe monitoruesit ndërkombëtarë dhe i kanë dhënë të gjitha garancitë që, përveç të tjerave, pas zgjedhjeve, të hapë të gjitha kutitë e dyshimta prej tij.
Basha është bërë për t’u mëshiruar, ashtu siç mëshirohet një i sëmurë mendor, i cili, siç ndodh gjithmonë në të tilla raste, nuk e pranon se është i sëmurë rëndë. Aq shumë i është rënduar sëmundja, saqë, në zbatim të strategjisë absurde të Berishës, i ka shpallur edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të korruptuar, të shitur tek Rama dhe mbroçkulla të tjera, që vetëm një njeri i sëmurë mendor mund t’i artikulojë.
Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por kam frikë se, nisur nga gjendja e rënduar psikike e tij dhe e Saliut, dalja e tyre nga absurdi i çadrës do të shoqërohet me trazira. Ky dyshim del nga thirrjet makabre të tyre nga çadra, për “shfarosje”, “tërheqje zvarrë”, “marrje përpara” deri edhe të Kolegjit Zgjedhor në qoftë se nuk bën ashtu siç kërkon 2B etj, thirrje, për të cilat çdo prokurori në botë, veç tonës, do të të merrte të pandehur. (Me që ra fjala. U ndalua një shpifës dhe kërcënues i Ambasadores së BE, Zonjës së nderuar Vllahutin dhe mirë u bë, por pse nuk veprohet po kështu edhe me ata që po kërcënojnë përditë nga çadra?). Rrezikshmëria më e madhe e preçartjeve Berisha-Basha qëndron në faktin se synohet të mbulohen me parrulla paqësore se “nuk do të këputet asnjë lule”. Por nuk na e thonë se si do të hiqen zvarrë njerëzit ndërsa lulet nuk do të preken? Gjëndja e tyre psikike është rënduar kaq shumë, saqë, siç e kanë provuar edhe herë të tjera, nuk u kushton asgjë të thonë dhe të veprojnë sipas konceptit: “pas nesh kijameti”. Vetëm duke futur vendin në kaos, pra duke hyrë më thellë në rrugën kriminale, që e ka shoqëruar ecurinë e tyre politike, Basha mund të “përligjë” daljen nga rruga e çmendur ku e ka futur Saliu. Dyshoj se ai dhe Berisha, siç e kanë treguar edhe herë të tjera, e kanë më të lehtë të quhen kriminelë, sesa të turpëruar. Pasi, dalja normale nga çadra, siç ua kërkojnë të gjithë njerëzit me mend, do t’i jepte fund me turp karrierës së tyre politike.
Një faktor tjetër që e rrit rrezikshmërinë e “çadrës” janë deklaratat e ish-aleatëve të koalicionit, LSI dhe PDIU, të cilët bëjnë thirrje nga lloj-lloj podiumesh që “palët të gjejnë gjuhën e dialogut”, por pa e thënë se kush janë palët dhe cilat janë lëshimet që duhet të bëhen. Me sa është bërë e njohur për opinionin publik, Bashës i janë bërë të gjitha lëshimet, disa edhe të pakuptimta, me përjashtim të kolltukut kryeministror. Sipas këtyre paqësorëve të shtirur del që, çadra mund të çmontohet vetëm po të lejohet të zhvendoset disa metra më tej, në ndërtesën e kryeminstrisë.
Mendoj se të gjitha këtyre manovrave dalëboje u ka ardhur fundi, ashtu si i ka ardhur fundi edhe durimit të njerëzve të thjeshtë. Nisur që këtej, pavarësisht mëshirës për një të sëmurë, ajo duhet kur psikiku është i parrezikshëm, por kur ai ka rrezikshmëri, madje të lartë, shoqërore, si në rastin e Bashës, mendoj që organet ligjzbatuese duhet ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh dhe të marrin masa për sigurinë e jetës së njerëzve nga krimet e kriminelëve të provuar, që, për ruajtjen e kolltukëve të tyre, nuk pyesin sa njerëz do të vuajnë. E thënë ndryshe, ata që nuk duan të kuptojnë forcën e gjuhës së ligjit duhet t’u tregohet gjuha e forcës së ligjit. Është koha që, përpara forcës së ligjit, të gjithë duhet të ulim kokën.
Ne se nderkombetaret do i kishin dhene garanci Berishes se drejtesia nuk do vepronte ndaj familjes se tij , cadra do ishte mbyllur me kohe ! Por tashme Amerika dhe Europa e kane me se te qarte se kjo bande kriminale nuk duhet te tolerohet me ! Ajo duhet te pergjigjet para drejtesise !
Me vjen keq,qe ne P.D.nuk ka jo vetem forcen e gjuhes,por as forcen e aresyes e te llogjikes.Thua se vetem ky palo djale,qe e do pushtetin ne tavoline eshte me i mencuri ne ate parti???!!..Te tjeret ku jane…,apo nuk ka?!!
Ahahahaha pd me posht se kaq ska ku te vej!!! Le te mos hyje
Ka kohe qe saliu dhe luli ngjajne si dy pika uji me nacionalistet serbe, si dy pika uji me Hitlerin sa me shume flasin ,aq me shume u vjen era milloshevic Skenarin e tyre ka kohe qe e kane deshifruar miqte e SHQIPERISE