Atë që s’ia bënë dot ndërkombëtarët, ia bënë shqiptarët

13 Maj 2017, 17:25Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike për sot në orën 12:00 të mesditës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishte pritshmëri të larta. Organizimi i saj që që kishte filluar që prej 18 shurtit , supozohej se do sillte rezultate mbresëlënëse për PD-në dhe do i jepte një hov të ri asaj. Të gjithë prisnim një shesh të mbushur plot e përplot. Një shesh që minimalisht duhet të ishte më i mbushur se në 18 shkurt, kur PD mori rrugën e protestave e bojkotit.

Mirëpo siç u pa, e gjitha ishte një dështim spektakolar. E kush përpiqet të thotë të kundërtën veçse mashtron veten dhe Bashën. Ata që paguhen pë të gënjyer Bashën do thonë të kundërtën, e kjo do e zhysë edhe më keq kryetarin e PD i cili paguan për ta gënjyer. Sot ashiqare ishte një nga ditët më të dobëta të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

Pjesmarrja e dobët që kishte sot në protestë tregon se çadra si instrument, jo vetëm që nuk e ka rritur mbështetjen ndaj PD-së, por përkundrazi, e ka tkurrur tej mase. Këtu nuk bëhet fjalë më për të bindur qytetar të paparti që të protestojnë me Bashën, por për militantë të PD-së që në këto afro 3 muaj kanë humbur besimin dhe shpresën te lidershipi i partisë së tyre.

Këtë e treguan sot me pjesmarrjen e tyre, ose më saktë, me mospjesmarrjen e tyre në protestë. Për Bashën sot ishte dita më e rëndësishme politike, pasi sot ai do themelonte “Republikën e Re”, e cila iu shkërrmoq mu para syve, duke u braktisur brutalisht nga mbështetësit e tij e qytetarat natyrisht. Pavarsisht se “Republika e Re” është një realitet imagjinar e një slogan i krijuar nga Basha për efekt komunikimi dhe nuk ka asnjë bazë reale, sërisht ai u braktis në një mënyrë spektakolare.

Por pse kjo braktisje?

Pas thirrjeve deri në ngjirje që i bënë ndërkombëtarët për t’u tërhequr nga rruga pa krye ku po futej ai e bashkë me të edhe PD, Basha sot e mori përgjigjen nga qytetarët. Të cilët sot duke e lënë vetëm në shesh, me një grusht militantësh që me zor i kishte mbledhur nga çdo cep i vendit, dhanë në njëfarë mënyre edhe votën e tyre për “republikën” e Bashës. Ndihma që partnerët e huaj i dhanë Partisë Demokratike ishte në fakt shpëtimi i saj, i cili nuk u pranua nga Basha. Pas ndërkombëtarëve, qytetarët përveshën mëngët dhe i dhanë kryetarit të PD-së mesazhin e qartë duke e braktisur.

Sot braktisja në shesh ishte në fakt një shëmbëlltyre e vetmisë së madhe që çadra e ka dëshmuar për mbi 80 ditë. Sot ishte akti fatal që duhet ta ketë kthyer Bashën dhe ata që e këshillojnë me këmbë në tokë. Nga sot ai dhe ata duhet ta mendojnë edhe njëherë seriozisht rrugën pa krye ku janë futur. Atë që nuk ja bënë dot ndërkombëtarët Bashës sot ja bënë shqiptarët, të cilët e lanë vetëm në shesh si për t’i thënë se janë të lodhur nga tekat e disave dhe frika e tyre.

Në gjithë këtë mesele që ndërtoi Basha në këto 80 ditë, e vetmja që ai mund të themi se fitoi është kthimi i Partisë Demokratike në një lëvizje modeste pa alternativë për shqiptarët. E nëse ky ka qenë qëllimi i tij, ja ka arritur plotësisht. Sot PD i dha dorën e fundit vetëvrasjes./Lexo.al/

14 komente në “Atë që s’ia bënë dot ndërkombëtarët, ia bënë shqiptarët”

  1. Ramadani says:

    Jo zotrinje e keni gabim, sot ne shesh me Luli Bashe-Udebashin ishin shume protestues:
    1-Shtate shpellar e kokepalar ishin nga Tropoja dhe Vicidoli.
    2-Dhjete koketrash tradhetar nga Shkodra.
    3-Dhe tre jevgje mercenar ishin nga Kavoja.
    Beogradi, Athina dhe Moska i ngriten flamuret ne gjysem shtize per VDEKJEN E PARAKOHESHME TE
    PARTISE DEMOKRATIKE SERBE TE LUL UDEBASHIT ME QENDER TE SHQUPI ne Tirane.
    Bravo populli, me ne fund u zgjove nga gjumi vdekjes qe te kishte vene banda e Vicidolit.

    1. armand says:

      Takimin me shqiptaret PD e ka me 18 qershor.
      Mirupafshim per raundin final.

      1. eeeeej says:

        Takimi ka mbaruar!

    2. Roku balboa says:

      Ty te lumte me kenaqe me kete ko.ent

  2. Shaba says:

    Saliu rmori me vete partine e tij, disi ndryshe nga Enveri qe i vate mbrapa.

  3. kombi says:

    Republiken e re, do te filloj sot ne cadren e turnit te trete, bashke me punetoret e pastrimit te qytetit. Bravo luli vocerr, je lider i madh.

  4. saliu says:

    Qyshkur u fut “kaubojsi” ne cader, u dhje PD.

  5. DETARI [email protected] says:

    Sot ,mbase do te ishte dita me e lumtur per cdo shqiptar te djathte ,apo dhe te majte !
    Duhet festuar kjo dite ,SI DITA E CLIRIMIT PREJ PUSHTUESVE KOMUNISTE,PREJ NJEREZVE QE KETIJ POPULLI JA KANE NXIRE JETEN.
    Ketij populli qe nuk pa nji dite te bardhe vetem prej kesaj klike maloqesh UDBashe !
    Shfarosja e ksaj bande qe fatkeqesishte dhe padrejtesishte mban nji sigel,e cila nuk ka asgje te perbashket me ate qe quhet dhe me demokracine.
    Me demokratike ne keto 26 vjete ka qene partia e Hysni Milloshit se sa banda e maloqerise qe u vetemerua PD !

    Vdekje e te gjithe ketyre fashistave !

    1. I Riu komunist says:

      IDIOT! Komunistet e cliruan kete vend dhe demokradreqet e kane pushtuar tash 27 vjet ?

  6. Αrjani says:

    Po te heqesh ata qe dolen per paraden e homoseksualeve dhe familjaret ne shesh i bie te jeme gjysma turp per PD na bete rezil me vjen turp per organizatoret dhe lidershipin e PD

  7. Grand says:

    Flowery, flm. POR dy rrjeshte duhet ti kishe gjetur per ndjese. Sot ishte ndjese e pare dhe madhe e molitanteve te ndershem te pd, e qytetare te Tiranes dhe popullit tone per Mogerini, Hahn, McAlister, Frankenstein dhe te gjithemendojne Ambassador etc e Perendim it ne Shqiperia. Flm per kontributin e tyre.
    ,

  8. Kot says:

    Ky eshte nje koment i pergjithshem.
    Ju jeni nje Media pergjithesisht qeveritare. Te duket vetja sikur shikon TVSH para 90. Shani PD(qe personalisht sme plas fare) si armik. Ju jeni nje Media e manipuluar. Svleni 2leke.

  9. Vesi says:

    Kur Nazarko tha se PD e ka mbyll ciklin, e kundershtuan. Sot patem rastin te shikojme fundin e PD. Ne keto raste thuhet, Luli te rroni vet.

  10. besniku says:

    Mos harroni t’i coni Lylit dhe Salihit nga nje pako me kafe, per kryeshnosh!
    Te rrojne vet, se PD shkoi ne boten tjeter!
    Amen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje