Kjo video tregon momentin kur një student në SHBA sulmon një nga shokët e tij të klasës, por e pëson keq kur ai e hedh në dysheme me një lëvizje të vetme.
Video, që ka marrë 100 000 klikime në Youtube pas publikimit, tregon një grup studentësh në korridorin e një gjimnazi.
Njëri prej tyre duket qartazi në fillim të videos, ndërsa ngacmon një tjetër student, më të shkurtër në trup.
Në një moment, ai del përpara tij dhe tenton ta qëllojë me grusht, por student trupvogël e ka rrëzuar në tokë me një lëvizje të vetme.