Blushi bojkoton tryezën dhe paralajmëron dështimin e saj

17 Maj 2017, 21:34Politika TEMA
Blushi bojkoton tryezën dhe paralajmëron dështimin e saj

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ben Blushi, kreu i LIBRA-s ka bërë një reagim me të cilin ka shpjeguar dhe arësyet se përse nuk ishte i pranishëm në tryezë.

Ai ka theksuar se nuk pret që kjo tryezë e thirrur nga dy përfaqësues të opozitës të prodhojë zgjidhje, të paktën sonte sipas tij.

Statusi i plotë i Blushit në facebook:

Pse nuk jam në Tryezë!

Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë.

Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte.

Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarte zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur.

Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati.

Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim.

 

2 komente në “Blushi bojkoton tryezën dhe paralajmëron dështimin e saj”

  1. Maloku says:

    Eshte i vogel Blushi hala per tu marre me gjera te medha,politika eshte per njerzit e zgjuar e kurajoze jo per kapadei e karagjoz, si eshte Ben Bibilushi.

  2. ppe says:

    Dole bllof o Blush. Je nje hap prapa. Rregullo oren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje