Has/ Kodheli takim me gratë hasjane, pritje surprizë me atmosferë feste, kostume dhe valle tradicionale

17 Maj 2017, 14:46Politika TEMA
Has/ Kodheli takim me gratë hasjane, pritje surprizë me atmosferë

Nuk është dasëm por është një një takim me gratë hasjane. Të cilat kanë zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të pritur kryesuesen e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli.

Një atmosferë tejet festive, për herë të parë kjo e kryeqendrës së Hasit, Krumë e shpalosur në një eveniment të tillë, përmes të cilës kanë menduar të presin njëren prej tyre, atë që kanë menduar t’i japin votën në zgjedhjet e 18 qershorit, kandidates socialistë për këtë qark, Mimi Kodheli.

Për më tepër që kryetarja e PS por dhe kryetarja e FRESSH janë femra, çka e ka bërë më domethënëse këtë atmosferë spontane feste.

Kodheli ka qënë në Has, por që papritur është gjendur në një atmosferë që nuk e kishte menduar, në një atmosferë festive.

Ku kostumet e larmishme popullore të kësaj treve me tradita të forta patriotike por dhe kulturdashëse, vallja traditcionale e ndërhurur dhe me motive koreografike nga gjithë Shqipëria e kanë grishur Kodhelin që të përfshihet në këtë atmosferë.

Madje dhe të “udhëheqë” vallen, duke u ndjerë një prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje