Rama i përgjigjet Bashës: Ke të gjitha garancitë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit

17 Maj 2017, 13:30Politika TEMA

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të partive opozitare, të cilat thonë se Rama ka rrëzuar paketën McAllister.

PS thotë se mazhoranca ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, që PD të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.

Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje.

Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye.

Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike.

Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla.

Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin”, thuhet në deklaratën e PS-së, e cila duket e vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve brenda afatave kushtetuese.

11 komente në “Rama i përgjigjet Bashës: Ke të gjitha garancitë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit”

  1. gjethja says:

    Po mos u merrni me Lulzim Bashen me, se ai eshte tamam nje kastravec serash qe rriten me kimikate dhe jo bio, siç hyn edhe del, kastravec

    1. Kujtimi says:

      O RAMA JU KENI BERE AQ SHUM QE OPOZITEN QE TE SHPETOI
      ATA NUK NDRYSHOIN KURE
      ATA DUAN VETEM FITORE NE TAVOLIN
      FITOREN TA KA DHEN POPULLI ME VOT
      TA MER POPULLI ME VOT
      MJAFT ME BASHEN E BERISHEN JEPUNU ATE QE MERITON
      ATA NUK NDRYSHOIN KURE
      DO KERKOIN ME SHUM
      LERENI LULIN NE CADER ME SALIHANET
      Vazhdoni punen sic po punoni
      Qytet me Qytet

    2. Kujtimi says:

      O RAMA JU KENI BERE AQ SHUM QE OPOZITEN QE TE SHPETOI
      ATA NUK NDRYSHOIN KURE
      ATA DUAN VETEM FITORE NE TAVOLIN
      FITOREN TA KA DHEN POPULLI ME VOT
      TA MER POPULLI ME VOT
      MJAFT ME BASHEN E BERISHEN JEPUNU ATE QE MERITON
      ATA NUK NDRYSHOIN KURE
      DO KERKOIN ME SHUM
      LERENI LULIN NE CADER ME SALIHANET
      Vazhdoni punen sic po punoni
      Qytet me Qytet
      Dilni para popullit o legen qe nuk ka lene gje pa ber
      Dilni para drejtesis jo te rini ne cader

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kushtetuta asgje tjeter.. Nuk e bejne ata kot lodheni.. Vettingu.. Po te mblidhet Parlamenti ne vjeshte ska fuqi Kushtetuese.. Bylyk gelbaza ben lojra afatesh si gjithnje dhe te hedh ne Kushtetuese.. Nje gracke qe po morri spirale, humbet sensin e procesit.. Kot ezauroheni me Vrasesit e 21 Janarit..

  3. kombi says:

    BRAVOOO! MEDIAT E LULZIMES VIJNE ERA ABUZIMI , ASNJE NUK I BESON, MADJE DHE VETE DEMOKRATISTAT CUDITEN .
    NGERCI I MADH. ESHTE SE ATA NUK DUAN TE VOTOJNE VETINGUN . KETIJ KUSHTI NUK MUND TI SHPETOJNE KETA HILEQARE .
    DORZOHUNI NUK KENI SE KU TE SHKONI !!!!!!

  4. Mary Tereza says:

    O mendje e vogel…
    sa nje gogel
    Ne trup te larte
    rritur si kashte!

    Tere ato vota
    ate fitore
    me aq zulem
    dikur e more…

    Dhe, prej Shuplakave
    na thua dot, c’mbeti
    oh vaj vatani
    e mjere mileti…

    Te ishe mire
    askush s’do vinte
    as yt Partner
    s’do bredherinte…

    Po ti i mbushe
    fusha t’Shqiperise
    plote koncesione
    e Kanabis…

    Dhe duart i ngrite
    te dyja lart
    “…dhashe President,
    dhe Tahirn e dhashe…!”

    Po thembra vec
    Vettingu, mbeti jashte!

    Sot as Vettingu s’qenka mjaft
    Vettingu…cfare? Po Kushtetuta?
    O Ed o Rame, mbete cullak
    si vec qershite na qenkan fruta?!

    Qershori vec, Tetembedhjet
    vetem kjo date esh’ Kushtetuta?!
    Ka frike mos Lul do ta perqesh
    atje te Cadra, te aneUdha!

    Ngrihu nje here, benu Burre
    se mbete Hem …edhe…edhe!
    as kaq nuk di, s;mesove kurre
    nuk jepet shah te Mbretereshe!

    Nuk lihet jo Kryeqyteti
    keshtjella s’kembehet me Selenice
    kur vete nuk je dot Skenderbe
    dhe krahe nuk ke dot nje Mamice!

    Kaq gjate kjo loje me thashe e tha….
    Sa e clirove Lulin fare
    te tere besonim ish ai
    por ti na dole fare fare…!

  5. Vesi says:

    Ju thoni se askush nuk do te jete mbi kushtetuten dhe ligjin. Po Sala si do te jete, mbi ligjin apo nen ligjin?

  6. Leo says:

    Po tani kush po genjen!???

  7. ALBAN DEGA says:

    SINE QUA NON .

    Vetingu nje kusht i domosdoshem me konsensus ose me Referendum mbarepopullor njekohesisht me zgjedhjet e reja!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo marreveshje, cdo negocim, cdo konsensus pa miratimin e Vetingut eshte antishqiptare, antiamerikane dhe antiperendimore. Pike !
    95 per qind e shqiptareve kudo ne Bote perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi dhe Vetingun!
    100 per qind e deputeteve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise miratuar me vote Reformen ne Drejtesi !
    95 per qind e Shqiptareve kudo ne Bote e duan SHBA-ne dhe BE-ne !
    Reforma ne Drejtesi pa Vetingun eshte si nje trup pa zemer, si nje kadaver pa shpirt !
    Askush nuk ka te drejte ligjore as njerezore te beje pazare as allishverishe me kete aspirate as vullnet te lire te nje populli te lire!
    Vetingu eshte nje kusht i panegociushem, i domosdoshem per cdo marreveshje, konsensus ose vendimarrje politike !
    Vox Populous Vox Deux !
    Zeri i Popullit ! Zeri i Zotit !
    Nese bisedimet nuk japin rezultat te shkohet ne Referendum mbarepopullor per miratimin e Vetingut njekohesisht me zgjedhjet e reja !
    Miratimi i Vetingut eshte kusht i domosdoshem, i pakundershtueshem, i panegociushem!
    Eshte kusht: SINE QUA NON .
    PIKE .

  8. Fierakuuu says:

    Ja ke rras bukur! Gjithmon duke i thene Bashes ke edhe dy dite kohe….jo ke edhe tre dite kohe. Po mire keto a kaqe afate ligjore kushtetues edhe Basha se ka rruajt! Tani, e zeme se bien tani dakort te hyjn ne zgjedhje, Basha me ca procedure ligjore edhe kushtetuese do ti cbej zgjedhjet e 18 Qershorit per ti spostuar ne Shtator? Duhet nji argument kushetetues. Si i bie? Nqs mund ta bejn si ne Kavaje, por ketu nuk jane me 2 kandidat. Ben vaki Bojaxhiu e Blushi duan te vazhdojne zgjedhjet..cbehet ne keto raste? A ka ndonji jurist ketu te ma shpjegoj Basha e ke ngren thelle apo po ja fusin kot keta juristet e PS-s?? Flm Ps. Per Lul Salushin do preferoja shume variantin e pare! hahaha

  9. ari says:

    me 18 qershor rama do u jep lesh negjmije falas nji miljon qelbesirave.enveri bar rama lesh meta zhele dhe nji miljon qelbesirat t bejn pershesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje