Marrëveshja e arritur mes palëve edhe pse ende e pazbardhur plotësisht për publikun, duket se më së shumti ka kënaqur ndërkombëtarët. Qysh prej 13 Majit, ditë kur Lulzim Basha shpalli Republikën e Re, kanë rrjedhur shumë ujëra. Në fakt, një tërheqje e Ramës nga 18 Qershori ishte e paralajmëruar që në paketën McAllister ku 16 Korriku propozohej si data ideale e votimeve të vitit 2017. Po ashtu, kjo tërheqje e Ramës qoftë taktike apo strategjike ishte e paralajmëruar për një arsye tepër të thjeshtë.
Edhe pse shorti në KQZ për renditjen e partive në fletën e votimit është hedhur prej kohësh, kreu i PS, kandidatët e kësaj partie apo reklamat elektorale në asnjë moment nuk e promovuan numrin 15 që i ra Partisë Socialiste. Prej 8 Majit, datë kur gogla me numrin 15 i ra socialistëve, asnjëherë votuesve nuk iu bë thirrja për të pasur kujdesin e duhur në fletë, duke paralajmëruar kështu se procedurat do të përsëriteshin edhe një herë.
Mjaftojnë këto apo elementë të tjerë për ta kuptuar një stepje të Ramës nga istikami i 18 Qershorit, ndërsa gjithçka kaloi në heshtjen e merituar. Po ashtu, Lulzim Basha tregoi se përmes tryezës që thirri duke përdorur Nishanin, kishte kuptuar se qiqrat nuk piqen në hell. Pas tryezës së dytë ai la të nënkuptohej se ishte tërhequr nga kërkesa e tij për një kryeministër teknik. Kushdo që ishte i vëmendshëm e ka kuptuar që në momentin kur Basha refuzoi t’i përgjigjej pyetjes duke u shprehur se nuk mund të zbulonte strategjitë që po përdorte në negocimi.
Megjithatë, arritja apo jo e marrëveshjes ishte në dorë të palëve dhe gjithçka varej sesa fill do të lëshonte secila. Por 4 ditë pas shpalljes së Republikës së Re në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha duket se është humbësi i madh. Ai pranoi që Edi Rama të jetë kryeministri i Republikës së Re, të shpallur nga opozita. Sa qesharake, po aq edhe absurde sa vetë shpallja e rendit të ri prej Bashës. Palëve e ngujuara prej sot në tryeza negocimesh për implementimin teknik të marrëveshjes do t’u duhet shumë shpejt të përballen me elektoratin dhe të shpjegohen përse ndodhi e gjitha kjo?
Përse duhej një çadër për të ‘garantuar’ zgjedhje të lira? A nuk janë OSBE-ja, Uashingtoni dhe Brukseli ata që i certifikojnë zgjedhjet? Shumë pikëpyetje ngrihen sot kryesisht në ata që Basha i sfiliti në vapë e në rrebesh për 3 muaj me radhë. Për të shtyrë me një muaj zgjedhjet nuk ishte i nevojshëm aq mllef e aq presion i përditshëm. Për të krijuar një Republikë të Re me Edi Ramën kryeministër nuk kishte nevojë për shpallje. Rama aty ishte dhe është.
…..dhe do te jete! Hallall!
Kryeministri I Ashashit
E meriton të jetë kryeministri i shqiptareve.
Është figura me kompletuara politike dhe patriotike
I nderuar z kryeminister deshiroj te ju shpreh urimet me te perzemerta per fitoren , kjo ishte nje dhurat nga vete zoti dhe votuesit por edhe nje frut i punes dhe mendjes tuaj te ndritur.ne vitin 1991 populli ngaterroj nocien duke ngateruar revolucion me demokracin duke persekutuar njerzie lapsit dhe te mendje qe idetyroj te merrni rrugen e mergimit dhe keshtu ju la vedin injoranteve dhe malokeve. kurse sot mas shume mundimesh ne 2017 e kuptoj me ne fund demokracin e vertet hothi hapin e sigurt drejt evropes plake qe ka vite qe pret te nipert e strenipet e saj me lot malli,nipin e madh edin pikason e vogel haj more buu burrshteti shpejto me hapin gjigand ashtu si te ka hije shume emigrand kane mbushur kupat me lot malli dhe presin te trokasin gotat se bashku, te busti e getes se mdh ne gjermani do festojme se bashku do qesim e kendojme salalune e jozikun gjer ne tezbardhu .pastoj do futurojme me luftancen te drejt atdheut tone te dashur drejt shkoder loces, te sheshi para teatrit migjeni do festojme drejtoresha vete do na shervise bakllaven e lokume e bera nga loket shkodrane i takon se ka qene shoqe shkolle eja ta marrsha se shkodranet skanevoje per volaren ne sofrat e tyre.shpejto se do kenaqemi me barcaleta shkodrane,ne darke do darkojme bash aty ku bashkohet dreni dhe buna.me tave krapit do te sajdisim bash kryet se te takon si mik i nderuar keshtu e ka zakon shkodra ah te lutem ti jr cun tirane mo jahu si di zokonet sko problem ti je adoptushen do ta kuptosh shume shpejte se eshte koke krapit e jo koke trapit,,me pas do shijojme perendimin e dielli si pasqyrohet ne liqen duke kenduar salalun e jozikun urime o buurr shteti se bota eshte shume e madhe e ska nevoje per njerez te vegje,l keshtu i ka prit e percjell ne shekuj burrat e kombit