Për të disatën herë pelegrinët demokratë nga të gjitha skajet e atdheut mblidhen në “Mekën” e ngritur me plasmas në qendër të Tiranës për të degjuar refrenin e “Republikës së re” për rreth 2 orë dhe pastaj të lodhur e të raskapitur rikthehen nepër skajet e republikës së vjetër.
Dhe premtimi i marrë është -Herën tjetër DO RRËZOJMË REPUBLIKËN E VJETËR!
Ka muaj e vite që opozita shqiptare ka denoncuar e artikuluar të vërteta të qarta në të gjitha mejdanet kombëtare e ndërkombëtare dhe veshët që e dëgjojnë nuk levizin asnjë muskul, njësoj sikur skanë dëgjuar fare. Këto të verteta së pari kanë rënduar mbi qafen e popullit që çdo ditë e më shumë po humbet ndjesin e tij.
Së dyti nga qendrat ndërkombëtare vendimmarrëse për të ardhmen tonë gjeopolitike dhe monitoruesit e përhershëm që i pranojnë këto të vërteta rrënqethëse por nuk alarmohen fort për to. Së treti, vet denoncuesi më shumë i flet mekanikisht se sa i ndjen këto të vërteta drithëruese. Dhe pasi i ke thënë aq shumë herë sa jë sfilitur dhe koha stë ka dëgjuar, fillon të mos të dallosh me kohqën dhe dalengadale të vetizolohesh nga koha.Po pse koha shurdhohët nga e vërteta?
Aktorët që sot i artikulojnë këto të vërteta nuk vijnë nga planet tjetër por skanë mbushur as katër vjet nga koha kur mohoeshin prej tyre. Le ti përsërisim me radhë këto të vërteta
-Kanabizimi i republikës një nga të vërtetat më tronditëse të kohës që jetojmë! Dikur kur opozita ishte qeveri shumë herë më pak kultivohej por ishte “monument kulture” që mbrohej nga shteti. Burrat e shtetit nuk dëgjonin dot atëherë as opozitën e as ndërkombëtarët. Sot qeveria ja kaloi këtë “sovranit”. Policia u keqpërdor nga të dy palët. Opozita e tanishme kërkon ti rikthejë përsëri të djeshmit. Koha ska më vesh të të dëgjojë.
-Korupsioni një infeksion i rrezikshëm i qeverisjes që dje nuk u përdor asnjë antibiotik i efektshëm,sot trupi i infektuar plotësisht që jeton fale imunitetit te tij. Opozita e sotm(ish-qeveria e djeshme) asnjë mënjanim dhe distancim nga infeksionistet por përgatitje për riciklim.Koha ska më vesh të të degjojë.
-Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, një nga problemet kronike dhe njëkohësisht themeltare për demokracinë tonë ende mbetet një semundje e padiagnostikuar.
Këtu vlen të thuhet se opozita e sotme(qeveria e djeshme) e arriti një standard me zgjedhjet e 2013 dhe dorëheqjen e ish-kryetarit të partisë. Arrdhja e lidershipit të ri e ngriti më lart këtë standard me zgjedhjet brenda P.D. në vitin 2014 por legjenda e kalasë së Rozafës brenda kësaj partie vazhdon të na i prishë muret e demokracisë. Dy vjet më vonë në zgjedhjet e pjesshme të kësaj partie u shfaq fytyra e vjetër e deformimit, urdhërimit, poshtërimit dhe emërimit të partisë. Kjo fytyrë tani del me maskë. Por një provërb i vjeter thotë: ”Kush maskohet,demaskohet”! Koha s’ka me vesh të të degjojë.
-Dekriminalizimi ky kalë i bardhë e i bukur që P.D. e zgjodhi për pastrimin e politikës shqiptare ndoshta ishte shansi më fatlum në historinë tonë pluraliste. Me të drejtë morrëm frymë të lehtësuar dhe menduam se mëngjezi i katarsis erdhi. Gjatë zhvillimeve ky kal na shkeli edhe ne por kur mendon qëllimin e lartë dhe misionin që do të kryente, na dukej se na përkëdhelte. Zhvillimet e më vonshme na zhgënjyen! Në çadrën e protestës vinin e shkonin bisesmene, matrapazë,të akuzuar e të dënuar që menduan se erdhi pushteti dhe nxituan të hiqnin cipullën e nuses së re por me huqe të vjetra. Koha s’ka më vesh të të dëgjojë.
Kaluan 27 vjet që kur një muzikë e bukur e kompozuar në qytetin Studenti na shoqëron gjatë këtij udhëtimi të gjatë e biblik që na duket sikur kemi humbur udhën dhe Partia Demokratike sot gjendet larg atyre tingujve magjepsës. Si partia me pro perëndimore dhe me proamerikania në të gjithë lindjen, ajo sikur të ketë humbur kujtesën ka filluar të vetizolohet prej tyre dhe prej vet institucioneve të atdheut që e nxorri si një xhevahir nga gjiri i dhimbjes shekullore. Fjala me e anatemuar në demokraci bojkot, duket se ka ngelur si refren i një kënge të vjetër përpara demokracisë. Sali Berisha të ngjan me së shumti me personazhin e Enver Hoxhës kur kthehej nga Moska dhe atyre që pollën socializmin u kujton marksizëm-leninizmin. Janë disa ambasadorë amarikan rresht që ai po u tregon funksionimin e demokracisë sikur ajo të ishte shpikur në vendlindjen e tij. Kronosi, kjo figurë mitologjike sbënte gjë tjetër veç hante bijt e tij. Partin që ai vet e krijoi dalëngadalë po e shuan. Dhe të jemi të sinqertë librin e dy popujve miq e ka mësuar duke e zbatuar. Qabeja e tij dhe e Partisë Demokratike ngelet vetingu. Koha ska me vesh të të dëgjojë.
Populli i stërlodhuar e i ngurtësuar tani s’ka më ndjesi dhe vazhdon të mbijetojë me instikte. Tranzicioni i gjatë dhe mjegulla e dendur i kanë errur shikimin. Qëndrimi i Edi Ramës në krye të tij të kujton atë fabulën popullore ku fshati i zhgënjyer nga qent që i linin kopetë vetem zgjodhi për kryeplak ujkun.
*Kryetari i PD-së së Himarës
Qeke trim i modh mer burr! Kujdes se Sala osht gjall, ai nuk t´fal!
Bukur e ke shkruar z. Çipa.
Po Kronosi o truthare. Nga e gjetet kete Ornosin ju qe s e kemi degjuar ndonjehere. Nuk di kush eshte fajtori, autori i shkrimit qe nuk kontrollon apo keta humbamenot e redaksise!
Ja paske bere mire Berishes! Bravo !