Boll me këtë katolikët, myslimanët, ortodoksët!

16 Maj 2017, 22:21Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

Politika shqiptare ka mjaftueshëm hallet e veta, ku përfshihen tifozeri të panevojshme, drama të fryra, mosmarrëveshje çapaçulësh, tani mangët kemi edhe fenë!

Unë e lexova intervistën e dhënë për Der Standart dhe ajo futja e fesë aty ishte fare pa vend. Z. Basha ose e ka bërë nga naiviteti rreshtimin e parantezave të asaj çfarë ka dashur të thotë në atë mënyrë ose është e tëra e qëllimshme për të zgjuar teza separatiste dhe vjelur votë me tinzarllëk, në formën më të rrezikshme për pozitat e Shqipërisë sot. Në qoftë e para, të cilën edhe dua ta besoj, duhet ta mbledhë mendjen dhe t’i sqarojë opinionit publik atë çfarë ka dashur të shprehë. Nëse hesht do të thotë që është e dyta.

Tani të vijmë te katolikët, artikulimi i Bashës dhe gjithë institucionet fetare e politike që janë prekur thellë.

Përfaqësimi politikë që të marrë profil të mirëfilltë, duhet të përmbushin disa kritere meritokratike, që nisin me vlerat intelektuale, vlerat shoqërore, vokacionin dhe angazhimin personal, për të vazhduar më pas me kriteret plotësuese në nënndarje pakicash kombëtare apo komunitetesh të ngushta që i bashkon mohimi i një apo disa të drejtave dhe lirive. Me sa di unë Shqipëria është shtet laik dhe për të kategorizuar këto nënndarje nuk mund të përdoret si kriter feja. Në këtë pikë ligjërisht, ky diskutim është temë e mbyllur.

Nëse konsiderojmë përjashtimin.

Këto institucionet e prekura nga kjo paçavurja e pavend e Z. Basha, qofshin fetare apo politike, me çudisin me këtë reagimin në kor sa herë gjendet hapësira për të thënë diçka pa mbajtur asnjë përgjegjësi, mundësisht duke fituar vëmendje indirekte nga pozicioni i moralistit. Kur vjen puna për tu përballur me raste flagrante s’çelin gojë asnjëri. Fakti që syresh me ‘background’ të pastër kriminal, caktoheshin dhe prezantoheshin në emër të fesë si përfaqësues politikë, gjoja për të marrë vota në zona me mungesë informacioni, jo vetëm që s’i ka bezdisur këto reaguesit e sotshëm, por kanë qenë ata të parët që kanë vrapuar të pozojnë krah tyre. Kuptohet e gjitha për përfitim lekësh të pista e trafik influencash.

Përmendja apo tundja në ajër e 15 emrave që kanë 100 vjet që kanë vdekur dhe as barin s’shkon kush t’ua pastrojë, nuk është vlerë në vetvete, aq më keq ridemensionimi dhe krahasimi i veprës tyre me modele kriminelësh dhe rrumpallhanesh që vetëm harta dhe feja i bashkon.

Unë kam respekt për besimtarët, s’hap debat me jo besimtarët, por kam gjithë revoltën time me shkelësit e ligjit, ordinerët, trafikantët dhe prezenca e tyre si përfaqësues publikë më shkakton alergji po aq sa retorika e një përfaqësuesi publikë si Basha që pretendon se po lan duart me të vërtetën përmes propagandës sektariste. Ai që pretendon të pozicionohet në krahun e civilizimit duhet të heqë dorë nga kundërpërgjigjet dhe të përqafojë qëndrimin, ndryshe listohet si megaloman dhe përfitues i momentit, që nuk meriton vëmendje.

20 komente në “Boll me këtë katolikët, myslimanët, ortodoksët!”

  1. tani says:

    Po ky kelysh komunisti esht

    1. Leon says:

      Kur flet ti Keti qe dallimet i ke ne Shkoder.Aty socialistet e LSI votohen nga myslimanet e…. gjithe katoliket….pa perjashtim kane ne zemer PD.
      Flet nga vendi ku ..katoliket e myslimanet nuk jane perzier kurre mes tyre..pervec ndonje koke e nxehte…Me keto populizma kerkon te besh emer??

  2. Arbeni says:

    Politika e vjeter perdor zotin per interesa te veta , perdor zotin per te perca njerezit, per te kriju dasi .
    Njerez te tille qe nuk njohin frike ndaj zotit jane te afte per cdo gja . Larg tyre!

  3. Flamur says:

    Te lumte dora. Si gjithmone briliante ne shkrimet e tu.

  4. Ar- Ben says:

    Politika e vjeter perdor zotin per interesa te veta , perdor zotin per te perca njerezit, per te kriju dasi .
    Njerez te tille qe nuk njohin frike ndaj zotit jane te afte per cdo gja . Larg tyre!

  5. Qifi says:

    Te fala spiropalit. O ket mashtruesja.

  6. vali says:

    waaaaa
    mami ky komunistiiiiiiiiii

  7. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    E si mund te ”lene” ,falin apo harrojne kristianet[orth.e katolike] pabesine dhe bashkpunimin e muslimon brothers me turkun per 500vjt………….!!!!!!!!!!????
    E si mund te ”lene”,falin apo harrojne kristianet[orth.e katolike] pafytyresine,kriminalitetin,turqezimin ne nje bourhelo islamikesh te Shqiperise se sotme nga muslimon brothers………..!!!???
    JO ,keto nuk harrohen kurre dhe kalojne nga brezi ne brez edhe pse sot e VERTETA mohoet prej jush duke vazhduar HYPOKRISIA-n!

  8. Prof Prof says:

    …c”fare e lidhe te keqin me fen…po ky koloni Osman tani e gjeti per te folur….

  9. Aqifi says:

    Pse nuk je ne liste per deputete?Ky i ndershmi yt, kryetar partie,preferoi Luan Harushen me shume se ty.

  10. Oslo says:

    Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria!
    Shume here kjo c’eshtje asht tentuar te keq perdoret per nje apo nje tjeter arsye, per qellime te ndryshme… por pa pasur ndonje rezultat, sepse bazat e harmonise fetare ne Shqiperi jane te forta ashtu sic asht i fort dhe distancimi i besimtareve nga ato politikan dhe ajo parti qe mundohet te poshteroje besimin e tij.
    Personalisht nuk jam aspak dakord qe te etiketohen individet nga perkatesia e tyre fetare sepse feja e Shiptarit asht Shqiptaria

  11. R.P says:

    Katoliket e Shkodres , myslimanet e Shkodres nuk kane ken kurre terma te pranushme ne kete qytet.
    Ketu njerezit kane dhan e kane marre nuse ne shpia te njeni- tjeterit, Kane ec dore per dore vellazerisht e nuk Kane ba dallime mes tyne .
    As Lulezimit nuk mund ti pranohen djallezi te tilla percarese!
    Ne nuk mund tia lejojme, patjeter e denojme kete manipulim djallezor .
    Keti si gjithmone Je e mrekullueshme ne mesazhet tuaja . Te pershendes

  12. Fatmiri says:

    Populli jone ka qene gjithmone shembull per bashkejetese fetare. Bravo Keti per ate cfare ke pasqyruar ne kete artikull.

  13. dora e vogel says:

    Luli kerkon te arrije percarjen ne popull sic eshte munduar te bej gjithmone por sdo ta arrije, ne shqiptaret nuk na ka hije te flasim dhe te bejm dallime per fe. sic thote Fishta: Feja e shqiptarit asht Shqiptaria.

  14. Joni says:

    Keti me pelqejne artikujt qe ju shkruani. ne 2017-ten nuk duhet te ekzistojne ndasite, aq me pak qe populli jone ka nevoje me shume se kurr te jete i bashkuar

  15. Human says:

    Luli kerkon te arrije percarjen ne popull sic eshte munduar te bej gjithmone por sdo ta arrije, ne shqiptaret nuk na ka hije te flasim dhe te bejm dallime per fe. sic thote Fishta: Feja e shqiptarit asht Shqiptaria.

  16. Iliri says:

    Luli kerkon te beje hapa prapa. Ne shqiptaret kemi qene gjithmone shembull i bashkejetetses fetare.

  17. SOS says:

    Luli kerkon te arrije percarjen ne popull sic eshte munduar te bej gjithmone por sdo ta arrije, ne shqiptaret nuk na ka hije te flasim dhe te bejm dallime per fe. sic thote Fishta: Feja e shqiptarit asht Shqiptaria.

  18. Anagosta says:

    Tani e kuptuam qellimin tend Luli,kerkon me cdo kusht te ndaje popullin shqiptar dhe te beje kaos. je shum i vogel Lulzim kundrejt nje populli qe tani me shume se kurr e ke kundra. Bravo Bazhdari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje