“DASH është në Tiranë, kot mendohesh Sali. Do të ndëshkohesh për krim kombëtar. Çdo zgjatje është torturë”

17 Maj 2017, 11:39Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni shqiptar lodhet kot: duhet t’i dorëzohet ligjit.

Pse i bini kaq gjatë o të mjerë!

Një vuajtje e gjatë është torturë.

Departamenti i Shtetit Amerikan është në Tiranë.

Asgjë nuk do të bëni dot, duhet të shkoni në Parlament dhe të votoni ndëshkimin e korrupsionit se ky akt është në ndihmë të të gjithë shqiptarëve .

Zhvillimi shqiptar pengohet sot nga korrupsioni shtetëror, dhe ky duhet shkatërruar- kjo është arsyeja e kohës sonë.

Z.Rama, primar është vetingu: sot, për këtë testohesh edhe ti nëse e do apo bën sikur.

Po mendohet Saliu, thonë. Përse mendohet?

Kot mundohesh Sali: të kanë thënë që të zgjedhësh të keqen më të vogël: që të ndëshkohesh për një krim kombëtar dhe jo për një krim ndërkombëtar.

Kjo është gjuha e Departamentit të Shtetit Amerikën në Tiranë.

Çdo zgjatje është torturë.

Akuza nuk është helm, është çështje që duhet zgjidhur. Shqipëria nuk mund të ecë më duke mbajtur krimin brenda vetes në shoqërinë e saj të lodhur. Shkoi shumë gjatë ky popull me krim të pandëshkuar:

Një mbret vret kundërshtarët politikë me agjenturën serbe, merr dhe arin e bankës kombëtare dhe ikën. Të tjerë banditë krijojnë kampe përqëndrimi dhe vrasin gjithë intelektualizmin e lartë shqiptar; izolojnë Shqipërinë si burg, dhe nuk iu hyn as një gjemb në këmbë: sepse nuk ka drejtësi.

Dhe ja dhe këta të sotmit: njezet vjet abuzim, vjedhje dhe banditizëm shtetëror: por tani janë të kapur, dhe do të ndëshkohen për historinë e shkuar, historinë e sotme dhe për hir të historisë që vjen: ka ardhur koha që edhe shqiptarët të flasin realisht për drejtësinë e tyre.

Kjo është arsyeja historike që nuk i lë më të lëvizin: sorrollaten kot. Sot dhe nesër do shkojnë të firmosin kontrollin dhe akuzën kundër vetes: kjo është risia e aktualitetit historik shqiptar: dëmprurësit nuk do t’i gjykojë asnjë revolucion; asnjë gjykatë revolucionare, por paanësia e qytetërimit të lartë perëndimor.

Akuza, në Perëndim, është në thelb drejtësi e kualifikuar: kështu do të jetë edhe këtu.

Janë të detyruar që të gjithë: do të shkojnë në Parlament të votojnë për drejtësinë që do t’i kontrollojë dhe do t’i akuzojë… por gjithmonë me drejtësinë që vjen nga moraliteti.

18 komente në ““DASH është në Tiranë, kot mendohesh Sali. Do të ndëshkohesh për krim kombëtar. Çdo zgjatje është torturë””

  1. Lennard says:

    Je vertete i MADH Z.Ngjela.Na ke mbajtur gjalle dhe me optimizem gjate gjithe kesaj kohe te trishte per Shqiperine.Te lumte pena.Nuk ka ma bukur se analiza juaj ,se shkrimi juaj.Me padurim po presim qe te Pandeshkuarit te marrin denimin e MERITUAR.Tu merren pasurite e Grabitura.Jane me mija raste grabitje te fondeve publike,te pasurive publike,te vjedhura ,te shperdoruara, .Ketyre u shtohet dhe vonesat e qellimshme te Reformes per Drejtesi dhe pengesat per Vetingun.Kot i bien anes.Do te marrin plumbin ne Balle nga Drejtesia e Vertete.Te pafsha Prokuror te Pergjithshem.Te marresh hakat e te gjithe njerzve te thjeshte,te drobitur nga korrupsioni,te grabitur nga Babezia e Pushtetareve te Dhunshem.Dhe njehere FLM Zoti Ngjela

    1. Kujtimi says:

      Z Ngjela je shum I mencur dhe I sakte
      I Ligu po reziston dhe po na mundon
      Shum po I perkedhelim keta keqbers
      Po ju plotesohen kerkesat ketyre kusareve
      Vendi nuk ka nevoj per ndimen e te gjitheve atyre qe rin ne caderen e vdekjes ne cadren e krimit
      ROFTE SHQIPERIA PA KUSARET

  2. Lennard says:

    Je vertete i MADH Z.Ngjela.Na ke mbajtur gjalle dhe me optimizem gjate gjithe kesaj kohe te trishte per Shqiperine.Te lumte pena.Nuk ka ma bukur se analiza juaj ,se shkrimi juaj.Me padurim po presim qe te Pandeshkuarit te marrin denimin e MERITUAR.Tu merren pasurite e Grabitura.Jane me mija raste grabitje te fondeve publike,te pasurive publike,te vjedhura ,te shperdoruara, .Ketyre u shtohet dhe vonesat e qellimshme te Reformes per Drejtesi dhe pengesat per Vetingun.Kot i bien anes.Do te marrin plumbin ne Balle nga Drejtesia e Vertete.Te pafsha Prokuror te Pergjithshem.Te marresh hakat e te gjithe njerzve te thjeshte,te drobitur nga korrupsioni,te grabitur nga Babezia e Pushtetareve te Dhunshem.Dhe njehere FLM Zoti Ngjela
    Po cfare ke mo Z.Moderator? A nuk je dakort me Z.Ngjela? Apo je Me Sali Gerdecin dhe Lul Sumkapucin?

    1. nar gerrneta says:

      bobobobo prap sot avokati. ..na fiku kush e duro prape sot..e qija nonen ksaj pune. pak halle kena????

  3. Xen deledashi says:

    Si gjithmonë i saktë avokat. Rrespekte

  4. Simon Vrusho says:

    Leonardo Da Vinçi: ” Nëse konservon, mbron, mbulon, jeton me një krim të pa ndëshkuar, kjo do të thotë se për këtë krim ke dhënë urdhër për t’u shumëfishuar.” Drejtësia është apeli dhe imperativi i udhëkryqit tonë dhe shorti mjeran i banditëve tanë, që kanë 27 vjet në gjëndje dalldie dhe llomotitjeje…

  5. Selim Rroshi says:

    hahahahaha
    Ju la topin ne dere Saliu
    Luajeni tani beni autogol po deshet.

  6. mikel says:

    taku eshte i molle jo se po sbulon ameriken ,porse eshte njeri i singjerte dhe i vertete , te gjithe me dy pare tru e kuptojne pse sala dhe luli bojne perzi e merzi ,burgu lale burgu ,ceshtje kohe ,edhe rama pse leshon e din qe do hyne mrena ,pranaj jepi ca duan vetem te firmosin vetingun kohe nuk duhet me dhone ne asnje menyre

  7. pokeristi says:

    Spartak!
    Mos u ndal aspak
    Derri do plumb dhe e ka hak.
    Ne demokraci,plumb eshte vota
    Por ka dhe masa te tjera me te plota.
    Duhet t’a kuptojme te gjithe se pa veting,s’do bejme nje centimeter para.
    Me respekt

  8. Anna Kamp says:

    T´u japesh shprese njerezve eshte gje e mire. Por nese e doni troc, KRIMINELET E MEDHENJ nuk do te ndeshkohen asnjehere, sepse paraja e blen kudo drejtesine. Mos u genjeni kot! Berisha, Basha dhe shpura e tyre kriminale jane aq te pasur sa ju nuk ua merr mendja kurre. Filloni e beni pak llogarite se shpejt do ta kuptoni se ku shkoi ari shqiptar + armatimet e nje shteti te tere + droga qe u kultivua qysh nga 1994 e deri sot + leket e Piramidave te 97-tes dhe ca gjera te tjera!!!!

  9. alket says:

    sala,,,,,,e dashuron vetingun ,,,,,,,,,me degjoni mua

  10. Paqesori says:

    Ruaj kafazin Sali…se truri te ka lene shendene !
    Je demi me i madh dhe shembulli me i keq i te rinjve !
    Akoma te duket se je ne mbledhjet e partise se punes ku e rrotullje gjuhen si ngjyrat e kameleonit !
    Turpi i moshatareve te tu. Sa vjen dhe me ndryshon mendimi i urtesise se pleqerise…Tani jam i sigurte qe vitet ikin bashke me mendjen !
    Ruaj kafazin Sali !

  11. Babkulla says:

    Te lumte zNgjela ,je I vetmi qe ke qendruar ne anen e te drejtes prej kaq kohesh . Te tjeret qe e mbajne veten per intelektual apo akademike s’di ku jane futur . Ndoshta kane konflikt interesi . Te pershendes .

  12. lili says:

    Lol, Ngjela eshte i poseduar nga hija e Saliut,i obsesionuar…
    Ngjela ,ra nje cati ne Lushnje…Ngjela-eshte fajimi Sali Berishes..
    Ajo qe revolton njerez si une eshte se: funderina si ngjela ( me kulture”anglosaksone”),,mbeshteten tek nje hajdut(Rama) per te luftuar nje tjeter hajdut(Salen).
    Duke qene se per 30 vjet kete kemi bere e dime mire rezultatin.
    Nejse, Ngjala doli t’a beje rutualin edhe sot…

  13. $ says:

    O Sali burgu për burra është!Afër do kesh burra të tjerë të vërtetē.Mendoje me qetësi dhe dashuri.Në këtë botë lahen të gjitha gjynahet.Respekte Taku.

  14. besi says:

    drakulla ngjela si spartak braho drakulla bab,drakulla femij kan ruqin,ramen,gjinushin,gjelil e ilir gjonin.dash pezen,edushka ramen.keta ju japin lesh negjmije falas.ikni shkoni mbillni kanabis.

  15. demo says:

    Ngjela eshte kembana e burgut qe therret Saliun.Shpejt behu gati,se mbyllet dera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje