Majlinda Bregu: Pse nuk zgjodha heshtjen komode dhe nëse do të kishim thënë “Po”, një muaj më parë….

18 Maj 2017, 21:25Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu

Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme.

Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’i them hapur ç’kisha.

Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.

Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.

Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.

Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.

Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!

Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.

2 komente në “Majlinda Bregu: Pse nuk zgjodha heshtjen komode dhe nëse do të kishim thënë “Po”, një muaj më parë….”

  1. Aleksander says:

    Suksese Zonja Bregu !-Duket qarte qe te qenit ne kontakt me Europen,ne komunikim e deshiren per te mesuar nga Ajo,ju ka bere shume me qytetare,shume me europiane se paria e pd-se qe bie akoma era bajge .Vazhdo keshtu dhe shqiptaret do te jene krenare me ju,me ate qe keni bere deri tani ,por sidomos me ate qe do te beni…premisat jane te gjitha.

  2. Fatmir Musai says:

    Edhe pse i majte, respekt te palekundur per Ju, znj. BREGU!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje