Marrëveshja/ PS dhe PD mbledhin urgjentisht kryesitë respektive

18 Maj 2017, 14:22Politika TEMA

Partia Socialiste ka njoftuar një mbledhje urgjente të kryesisë së saj.

Mbledhja është njoftuar se do të mbahet në selinë rozë sot pasdite në orën 17:00.

Ndërkohë që edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas takimit me Ramën.

Ata do të njohin kryesinë dhe aleatët e tyre respektiv me detajet e marrëveshjes së arritur.

Ndërkohë momentalisht vijojnë takimet për detajimin e kontratës së re maxhorancë-opozitë e cila u  arrit dje gjatë orëve të vona të natës.

 

 

 

1 komente në “Marrëveshja/ PS dhe PD mbledhin urgjentisht kryesitë respektive”

  1. D. J says:

    Do bejme shteeeeet, dooooo bejme dreeejteesiiiii! Por na duhet ti bejme me kriminele dhe hajdute ( njesoj te dya palet) . Poshtersia me e madhe eshte me partizat e vogla qe dalin si kerrici para gomarit, derisa te ” medhenjte ” vendosin cdo gje ne terr total dhe sipas interesit. Sigurisht qe jane dhene garancite qe do te ngelen te paprekshem edhe sikur te vrasin e vjedhin ke te duan e kur te duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje