Aleanca Popullore: Marrëveshja Rama- Basha si marrëveshja Nano- Berisha më 2002. “Republika e Re” ra në ditën e saj të katërt!

19 Maj 2017, 16:49Politika TEMA

Partia Aleanca Popullore, nje parti e komunitetit cam ne Shqiperi, thote se krerët e kastës politike të PPSH-së u bënë bashkë kundër interesave të popullit, kundër aspiratave të ndershme opozitare mbi 7 dekada të elektoratit të djathtë të pa përfaqësuara kurrë.

“Në këtë lojë të madhe e të fshehtë në këtë pazar bizantin me plotë kuptimin e fjalës, tamam në bunkerin ku 50 vite mbretëroi kreu i diktaturës, u firmos sipas një interesi të ngushtë, cinik dhe amoral, vetëm për të përfituar bashkësia politike e formuar nga Ramiz Alia.

Ky elektorat i sakrifikuar, nga sot është jetim, është pa përfaqësim në këtë pazar, është i lënë në mëshirë të fatit, është i keqpërdorur, si këtu e 27 vite nga diletantë që kanë parë vetëm interesin e tyre të ngushtë klanor.

Si sot 15 vite më parë, pas marrëveshjes famëkeqe të fshehtë Nano – Berisha (në 2002) që forcoi bipolarizimin politik vjen në skenë një tentativë ogurzezë, e liderave të orkestruar të PPSH-së për ta ripërsëritur dhe forcuar këtë bipolarizimin, duke patur vetëm një viktimë, elektoratin e djathtë.

“Republika e Re” ra në ditën e saj të katërt!

Lufta kundër kanabizimit, për zgjedhje të lira e të ndershme dhe garancitë e kërkuara u përkthyen me 6 Ministri, 4 Drejtori sensitive për interesin publik (3 mujore), dhe “mbrojtësin” e popullit dhe kryesimin e administratës politike KQZ.

E gjithe kjo maskaradë u luajt për tu siguruar dhe njëherë që pushteti dhe shteti do të menaxhohen nga partitë e mëdha pjellë e diktaturës, parti pa kauza kombëtare me vendimmarrje dhe shërbim të pushtetit të vjetër.

Asnjë nga pikat e përfshira në pazar nuk sjell dritë në fund të tunelit  të “transit tonë politik” që mund të çojnë në zgjidhje reale dhe reformë zgjedhore për të patur standarte si çdo shtet normal.

Për një gjë, unë si përfaqësues i një subjekti politik të djathtë, jam i kënaqur, sot më shumë se dje sepse opinion i ndershëm publik kuptoi në mënyrë transparente me fakte të pakundërshtueshme, që të gjithë partitë e Katovicës kanë humbur moralin e përfaqësimit të elektoratit të tyre.

Asnjëra prej tyre nuk mendon më shumë se shifrat e mandateve dhe zonat ku do të investojnë për hegjemoninë e tyre ekonomike. Për fat të keq, sot kuptuam që kauza opozitare u vu në shitje dhe u ble me vende pa vlerë për kauzën në administratën e shtetit, ndërsa maxhoranca për të ruajtur trashëgimtarët e Byrosë Politike bëri gjoja tërheqjen e rradhës.

Bashkeqeverisja e përkohshme dhe përfshirja e PD-së në qeverine socialiste të krimit dhe korrupsionit, zhduk përfundimisht në çdo aspekt moral, ligjor dhe njollos idealizmin e opozitës së djathtë kundrejt oligarkisë së PPSH-së.

Tani po që jemi në monizëm!

Të nderuar miqtë e mi të djathtë, përfaqësues të familjeve qëndrestare, nacionaliste dhe çdo shqiptari të ndershëm të ketij vendi!

Në emrin tim dhe të partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, ju ftoj të bojkotoni  , me votë,  kastën e vjetër politike e cila ju mban të zaptuar mendjen dhe zemrën me marreveshje të pista dhe propaganda gebelsiane, duke hedhur poshtë çdo ideal tuajin, vizion të ndershëm për kombin, aspirat për liri dhe demokraci.

Ju ftoj, të bashkohemi të gjithë në Aleancën Popullore për Drejtësi, në aleancën e vlerave kombëtare, për largimin e aktorëve të vjetër në politikë, që i kanë bërë gropën Shqipërisë, kësaj kaste të sigurimit të shtetit që çdo çast tenton të na tregojë se ata janë supremacia e turpit ndaj të cilëve duhet të heshtim dhe të bindemi.

E ardhmja e Shqipërisë është e djathta reale, jo formacionet politike hibride të post diktaturës”, tha kryetari i saj, Dojaka

 

2 komente në “Aleanca Popullore: Marrëveshja Rama- Basha si marrëveshja Nano- Berisha më 2002. “Republika e Re” ra në ditën e saj të katërt!”

  1. nn says:

    ku ishe ti shoku deri tani? pse nuk dole te thoshe qe vendi ka parti te tjera qe perfaqesojne te djathten shqiptare dhe nuk ka nevoje per PD-ne ne zgjedhje?

    tani pas pilafit nuk ka vlere asgje qe thoni – U rregjistruat ju ne KQZ?

  2. emigranti says:

    Historia postkomuniste ka treguar se politikanet tane bejne rremuja dhe marreveshje ne dobi te forcimit te pushtetit personal e ne dem te popullit dhe demokratizimit te jetes se partive.
    Zgjidhja – mosvotimi nga populli per partite qe kane dominuar jeten politike kete cerek shekulli dhe orientimi drejt partive te reja dhe te paprfshira ne keto pazare te turpshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje