Dy momente që do u djegin fort europianëve nga kriza shqiptare

19 Maj 2017, 09:20Politika TEMA

Nga  Altin Ketro

Fshati që duket, nuk do kallauz, thotë një fjalë e urtë popullore. Që investimi amerikan nëpërmjet të dërguarit Yee dha rezultat, kjo s’do shumë mend e kalem. Jo më kot ai mori nofkën “buldozeri”. Ishte aq e dukshme, aq e sipërfaqshme, saqë nuk lë asnjë shteg për hamendësime. Edhe në këtë rast gjuha e diplomacisë amerikane triumfoi kundrejt asaj evropiane. Ishte Knock Down-i i dytë pas atij rezultati pozitiv që korrën në Maqedoni. Amerikanët ditën të jenë shumë finok kur nuk parashtruan një paketë të tyren, por u hodhën palëve paketën e një evropiani, zotit McAllister. Ishte një lëvizje e zgjuar dhe një mesazh për evropianët se unë ju mund me diplomaci edhe me dokumentet tuaja.

E kemi trajtuar më herët se zoti McAllister erdhi në Tiranë për një mision të vështirë, por jo të pamundur. Kam bindjen se më shumë se Bashën, ai dyshonte se do ishte Rama ai që do bënte njëfarë rezistence. Kjo për shkak se Bashën ai e ka koleg idealesh në Partitë Popullore Evropiane dhe ka patur takime të herëpashershme me të. Ky konfidencialitet ia bënte më të lehtë marrjen e konsensusit prej tij. Në të kundërt, Rama i përkiste një kampi kundërshtar në ideologji dhe si i tillë mendohej që do haste më tepër vështirësi deri në marrjen e rezultatit që priste.

Tashmë është e kuptueshme se zoti McAllister nuk gjeti në realitetin shqiptar atë që ai kish parashikuar. Brenda pak minutash pala qeveritare ishte e njëmendshme pothuajse me të gjithë pikat e paketës së tij, ndërsa personi tek i cili ai kish më shumë besim braktisi bisedimet në një mënyrë fyese e poshtëruese për zotin McAllister. Kjo u kuptua edhe nga fakti se ai nuk bëri më asnjë deklaratë, por e mbajti frymën direkt e në Rinas për t’u kthyer menjëherë andej nga kish ardhur. Në rolin e tij të ndërmjetësuesit mungonte tashmë një “fitore” personale që s’e kish të nevojshme për karrierë, po për prestigj për vetë personalitetin dhe detyrat politike që mban.

Atë që e nisi zoti McAllister e bitisi zoti Yee. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken. Pavarësisht se kemi një përshëndetje formale nga zotërinjtë McAllister e Fleckenstein për arritjen e marrëveshjes së vonë Rama – Basha, askujt të mos i shkojë nëpër mend se kjo ka për t’u kapërdirë lehtë nga kancelaritë e djathta që përfaqësohen në PPE. Dakord, qëllimi i tyre u arrit sepse e rëndësishme ishte ulja e tensioneve dhe mosbesimit mes palëve, e cila do çonte në futjen e opozitës në procesin zgjedhor. Veçse mënyra shpërfillëse me të cilën u trajtuan evropianët dhe gatishmëria për t’i thënë menjëherë PO amerikanëve, s’ka për t’u harruar lehtë. Se, nuk është vetëm zoti McAllister që s’u përfill. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha e vijuan arrogancën e tyre edhe pas letrës së komisionarit Hanh, i cili iu drejtua me një letër të paprecedent popullit shqiptar duke e vënë gishtin në plagë se cilët ishin fajtorët. Lulzim Basha jo vetëm që nuk reflektoi, por nëpërmjet medieve të tij vijoi teoritë konspirative me soros e sorollop.

Tashmë është evidente se midis Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj nga një anë, dhe Partive Popullore Evropiane nga ana tjetër, nuk do të jetë më e njëjta atmosferë mirëbesimi dhe mbështetje. Evropianët e djathtë janë të fyer dyfish: herën e parë se dështuan të bindin aleatin Lulzim Basha të pranonte planin e tyre dhe, së dyti, këtë sukses e arritën amerikanët të cilët përdorën pikërisht propozimet evropiane. Këtu s’ka të bëjë thjesht xhelozia, porse panë që ndikimi i tyre është zero. Natyrisht, ata nuk kanë mentalitetin berishist të hakmarrjes primitive dhe dinë se si ta luajnë diplomacinë e tyre me shumë finesë, qoftë edhe duke e ndarë meritën me SHBA-në. Por ata u njohën këto ditë se me cilët kishin të bënin nga këto anë; cilët i respektuan dhe cilët i shpërfillën; cilët ua ngritën kokën lart dhe cilët ua ulën poshtë atë. Mjafton që tani e tutje janë të qartë për këtë gjë. Për të tjerat dinë ata se si të veprojnë…

11 komente në “Dy momente që do u djegin fort europianëve nga kriza shqiptare”

  1. kastkris says:

    ketu ka pak vend per theksuar se PD,Sala dhe Luli jane krijesa te frankeshteinit Amerikan.Ata i krijuan,i mesuan dhe i perkrahen ne menyre neveritese dhe kur ata kryen vrasje,dhe kur vodhen votat dhe tani shpetuan yllin ne ngjitje nga nje katastrofe .Atyre u duhen keta kriminele .Buldozi do tu kete thene se ai eshte krijuesi i tyre dhe mund ti cmontoje perseri e ti ketheje ne kufome.Edi luajti sa mundi por rrenjet e krimineleve jane ne amerike. Shqiperia humbi nje rast per tu pastruar nga keta.Ideja se mund te fitosh ne tryeze eshte e demshme dhe aq me teper se kjo eshte perseritur disa here me salen dhe lulin.Ata e dine kete rruge tani.Historikisht amerika ka vendosur dhe perkrahur regjime totalitare edhe pse predikon demoracine.

    1. idlir says:

      Krejtesish e vertete.
      Nuk ka demokraci midis dy sistemesh. Ka vetem gjuhe force midis te fortit dhe te dobetit.
      Ne kete rast Amerika nuk beri tjeter vecse kercenoi (njecik me shume se zakonisht) pjellat e saj spese interesat nuk u perkonin. Amerika ka vijueshmeri spese punon bazuar mbi interesa qe ne pergjithesi kane afate te gjata dhe shpesh jane te lakueshme me fjalen demokraci.
      Ne kete drejtim europa komunitare deshton sepse eshte e shperndare dhe utopike pa precizion dhe humbet shume kohe derisa te flase njezeri pikerisht sepse brenda saj interesat e te fuqishmeve jane te ndryshme.
      Eshte ne boshllek qe minjte e ndryshem hedhin valle perfshire eshe keta pseudo -konservatoret – funderrinat shqiptare.
      Kam pershtypjen qe i vetmi njeri i cili i kutpoi drejt si funksionojne pseudo PDemokratet shqiptare ishte krymeinistri i cili u mjaftua te jepte ca karrige per ta shnderruar stuhine e banditeve shqiptare ne flluska sode ne nje gote uji.
      ne vendin tone mungon emancipimi i politikaneve .
      Emancipimi sjell pasionin per te sherbyer, hapjen e veshtrimit dhe zhvillimin e largpamjes per ata qe i dedikohen politikes dhe adhurojne FUQINE.
      Por kjo eshte dicka shume e veshtire dhe e rralle per nje sistem kacakesh dhe bandite pulash te cilet ne me shume se gjysmen e jetes se tyre ne fuqi punojne ne ilegalitet dhe fuqia u sherben thjesht per te mbrojtur punet e jashteligjeshme apo per te pervetesuar parate e ketij populli te pafat apo te paafte (vleresojeni ju) .

  2. !!!!! says:

    Mese e vertete gjithcka qe thuhet.

  3. Alban Hamzai says:

    “Fshati qe duket nuk do kallauz” I pershtatet me teper realitetit :qe nga krijimi I shtetit shqiptar nga te huajt (Austro-Hungaria e Italia per qellimet e tyre ) e deri sot pas 115 vjetesh nuk jemi ne gjendje te bejme shtet pa ndihmen e te huajve .Pra :vete nuk jemi ne gjendje te bejme shtet .

    1. Ali Rahmi Kaya says:

      Po Zotëri sa bukur e përshkruajtët situatën politike të Shqipërisë. Kurr nuk u bëm një shtet me plotkuptimin e fjalës. Që nga themellimi i Shtetit Shqiptar e deri tani , gati në ç’do periudhë ndiejmë nevoj për ndihmën e shteteve të jashtëme. Kurr do të arrijmë që të jemi Shtet i pandihmuar?

  4. Sorkadhja says:

    Po pse duhen keto shkrime qe ndjellin mllefe, zilira, nxisin urrejtje? Kush jeni ju qe na servirni keto mendime qe jane fund e krye me mllefe dhe qe shkojne ne dem te Shqiperise? Po pse nuk arrini te frenoni mendjen tuaj per ta larguar nga veset e demshme drejt parimeve dhe zhvillimeve te drejtA? JENI SHUME I NGURTE NE ZEMER, JENI VERTET DASHAKEQ, .KENI FILLUA ME KOHE QE VINI KUNDER NJERI-TJETRIT DREJTUESIT E PARTIVE BRENDA SHQIPERISE , TANI JENI HEDUR KUNDRA SHETETEVE ME NJERI TJETRIN. SE KUSH U A FUT TRUTE E GOMARIT NE MENDJE JU E DINI. POR DIJENI QE NE NUK I PRANOJME DHE AS I MENDOJME KETO KOTESIRA QE JU MENDONI TE NA I USHQENI. PARA (LEKE) NESE DONI, MUNDOHUNI TI GJENI ME DJERSE DHE PER PUNE TE MIRA dhe mos u berni zvarranike te atyre qe ju mesojne per terzlleqe. sorkadhja

  5. tropojani c100 says:

    po çfare do u djegi europianeve aman? ata nuk kane mendjen tone ballkanase “sherr e budalla” atyre u intereson mos te kete trazira se jemi afer tyre pastaj paketa e tyre po aplikohet edhe ata e dine forte mire qe per ne me e rendesishme eshte amerika se franca anglia apo gjermanja …u paska djegur fort europianeve se kane mentalitetin te mendojne njejte me ne ?

  6. valentina says:

    Z.Ketro une do te thoja neqoftese Z.McAllister dhe Fleckenstein do kshin pritur derisa ne Maqedoni te qetesohej situata sic u qetesua padyshim dhe ketu ne SHqiperi do te qetesohej pa pritur ardhjen e te derguarit Yee sepse ceta e PD_se po shkonte ne te njejten linje me ivanovin dhe gruevskin. Dhe sikur Kryeministri mos i afronte kaq shume favore asaj cete te PD_se ata perseri do pranonin se nuk kishin rruge tjeter.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Kur te jep mend ketri
    Eshte per tja fut vetes
    Hikni mer qelbesira
    Qe e Fitoni buken e gojes me shpifje
    E percarje.

  8. Berlini says:

    @@Altin! i Lexoj Shkrimet tuaja, ne pergjithesi jane te mira…POR NJE GJE I “DASHUR”:Amerikanet I THANE SI LULIC BASHOVICIT SI DHE RAMES “Mos u Kruani Shume” ..sepse ne Ju Nidhmojme nje Here dy..te Treten edhe ne (Amerikanet) ua Fusim…Kuptove??Te tjerat jane Fjale Boshe…C´fare Politikanesh jane keta Kur nuzk jane te Afte te Bejne Kompromise???

  9. baku says:

    Shiko si zgerdhihet pushti
    Qesh o Lulash qesh,por qesh mire ai qe qesh i fundit
    Do e shohesh me 26 qershor si do te jete katandisur kokoshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje