Ndoka pesimist për marrëveshjen PS-PD: Të jemi realist se nuk ishte më e mira

19 Maj 2017, 14:25Politika TEMA

Kreu i PDK-së Nard Ndoka foli pas takimit me kryeopozitarin Lulzim Basha dhe partitë e tjera aleate.

Ndoka tha se marrëveshja nuk ishte më e mira që mund të bëhej duke argumentuar se ngjalat nuk janë më të përshtatshme, ne aleatët e PD jemi tek mishi.

Ai thotë se Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me krerët e partive aleate, gjatë kohës së hartimit të marrëveshjes.

“Basha ka pasur mandatin e partive opozitare dhe ka qenë në kontakte me ne. Duhet të jemi realist se nuk ishte më e mirë qe u bë. Por tani kjo është e kryer,” shprehet Ndoka.

Ndërkohë nga burime brenda mbledhjes, bëhet me dije se krerët e partive aleate i kanë kërkuar Bashës që emri i tyre të jetë në listat e Partisë Demokratike për të garantuar  mandatin si deputet.

2 komente në “Ndoka pesimist për marrëveshjen PS-PD: Të jemi realist se nuk ishte më e mira”

  1. i pa besi(Berisha vete) says:

    Kryetar “partie” Nard Ndoka , Dashamir Shehu, Vangjel Dule, Fatmir Mediu, Kreshnik Spahiu, Eduart Ndocaj plus te tjeret e Ballit e Legalitetit qe nuk i njeh asnjeri e jo te kene elektorat,u zhgenjyen me paktin Rama — Basha. Cudi nuk e kuptuan se ishin lolo ne kete fushe beteje pa kauze e se u shfrytezuan nga nje diletant e kalama politik si pupaci Basha , rrini nashti si M…………. i madh.

  2. kombi says:

    Kokrra e ggomarit, !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje