Ka përfunduar takimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha me forcat aleate.
Mësohet se në mbledhje kryeopozitari ka njoftuar aleatët lidhur me marrëveshjen e dakortësuar me Partinë Socialiste.
Burimet thonë se është diskutuar që krerët e partive aleate të jenë pjesë e listave zgjedhore të Partisë Demokratike.
Po ashtu një pikë e debatueshme gjatë mbledhjes ka qenë që të gjitha partitë të garojnë nën logon e PD-së.