“Republika e Re” ishte një përrallë, PD dhe PS matën grykësinë e tyre

19 Maj 2017, 21:18Blog TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

 

E ndoqe historinë e bukur të protestës? Mos vallë u trëmbe? Kujtove se po ziheshin siç u ka ndodhur shpesh prindërve që flinin edhe në dhoma të ndara për disa ditë, deria t’u zbriste inati? Apo t’u dukën ndërkombëtarët si kryetari i dikurshëm i Frontit që gjasme shuante sherret?

Nuk ke kuptuar gjë. Është një dashuri më e madhe se ajo e prindërve të zemëruar. PD dhe PS matën grykësinë e tyre.

Nuk është e thënë të jesh jurist për të kuptuar se ligji dhe drejtësia janë aq larg njëri- tjetrit. E kjo Republika ishte një përrallë.

E ke kuptuar përrallën e Republikës së re të cilën besoi se e mbolli nën një çadër proteste PD për tre muaj me radhë?

Republika e Re do ishte një pikturë që do realizohej pa penelat e Edi Ramës, kryeministër. Por ndodhi krejt e kundërta. Do jetë një tablo e përbashkët e PD dhe PS.

Gjithë populli shqiptar priste me ankth të shikonte si do binte kështjella Rama e do ngrihej një shtëpi modeste teknike. Ndërsa do ketë një shtesë si ndërtim pa leje, apo siç shtonim një aneks në kohën e shkuar. E prapë gatuanim në banjë.

Kjo Republika e Re pritej të vinte në dritë tutje nga tetori, pasi të ishin shkatërruar gjethet, degët dhe rrënjët e drogës. Por ja që, befas hashashi mund të mos lulëzojë me pas qershorit?!

Ballasi, lideri i PD e ngrinte zërin deri në qiell, por me mënyrën si u soll për të firmuar marrëveshjen, nuk i lë mangët talentit të Aleksandër Dymas, kur shkroi për intrigat te ‘Konti I Montekristos’.

Kurse LSI flet për histori punësimesh, por se ku janë këto uzina e fabrika, një Zot e di!

Ta gëzojmë barakën e Republikës që kanë në mendje dy partitë e mëdha. Nëse nuk jemi të zotë t’u tregojmë se ata të dy nuk vlejnë as për muratorë, e jo për inxhinierë të politikës dhe të moralitetit në politikë hallall e paçim ket vend karantinë.

Unë të ftoj të mendohesh mirë për votën tënde: do ta hedhësh në atë kazan, apo do mbërrish të gjykosh se si do ta doje Shqipërinë për fëmijën tënd. Diktaturat kanë pamjen e kësaj historie me çadër e gudulisje opozitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje