Ka përfunduar takimi i liderit të Partisë Demokratike me kryetarët e rretheve në selinë blu.
Basha ka kërkuar nga ata mobilizim për fushatën elektorale të 25 qershorit.
Pritet që Basha të nisë takimin e tij me krerët e partive aleate.
Burimet bëjnë me dije se kryopozitari ka kërkuar disa propozime të mundshme për ministrant teknikë që do të vendosen në kabinetin Rama.
Gjithashtu Basha ka shqyrtuar edhe disa emra konkretë për të vendosur në drejtoritë përkatëse të liruara sipas marrëveshjes së arritur me liderin e Partisë Socialiste Edi Rama.