22 premtimet e bombastike të Lulzim Bashës

20 Maj 2017, 09:28Politika TEMA

Marrëveshja e famshme mesnatën e së mërkurës, pas tre muaj ngujim para Kryeministrisë, e ka zënë deri diku në befasi Partinë Demokratike sa i takon përgatitjeve për fushatën elektorale, për llogari të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në këto kushte, kur na ndajnë vetëm 36 ditë nga data e zgjedhjeve, drejtuesit e opozitës po lëvizin me shpejtësi për finalizimin e një oferte për shqiptarët.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur dje krerët e degëve të PD, teksa u ka kërkuar të mobilizimin e strukturave për fushatën elektorale.

Nuk ka dyshim se pika më e fortë e fushatës do të jetë programi. Por, për shkak të aksionit të mundimshëm politik, ndoshta edhe të shpresave të pakta për një fitore të mundshme, Partia Demokratike nuk ka një program të mirëfilltë politik.

Megjithatë, gjatë javëve të fundit, Lulzim Basha ka artikuluar disa premtime elektorale, të cilat pritet të reflektohen në ofertën e Partisë Demokratike për shqiptarët.

Shqiptarja.com rendit premtimet kryesore të Partisë Demokratike, me të cilat do t’u kërkojë shqiptarëve votën për t’i qeverisur.

Premtimet kryesore të opozitës

Taksë e sheshtë 9 %, heqjen e taksimit progresiv.

Taksë jo më shumë se 1.5 % e xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Rikthim të 40 mijë familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.

Familjet që marrin ndihmë ekonomike shteti do t’u paguajë faturat e energjisë elektrike dhe të ujit.

Ndërhyrje për rindërtimin e të gjithë shkollave në vend.

Drekë falas në shkolla për fëmijët nga mosha 5 deri në 18 vjeç.

Fëmijët do të rrinë në shkollë nga ora 8:00 deri në orën 16:00, pasi do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë.

Rritjen e pagave për mësuesit.

Pensioni minimal 250 mijë lekë në muaj.

Uljen e tarifave të studimit për studentët.

Anulim të ligjit për arsimin e lartë.

Stazhe të paguara për studentët me 200 mijë lekë në muaj.

100 milionë euro në vit për çdo familje fermerë, në bazë të prodhimit.

50 milionë euro në vit për rrugë, vaditje, kullim dhe tregje.

Kthimin e pronave dhe kompensimin sipas vlerës së tregut.

Mundësimin e kushteve për votimin e emigrantëve.

Ulja e çmimit të naftës.

Ulja e çmimit të energjisë.

Ulja e TVSH-së.

Rritja e pagave të administratës me 50%.

Rritja e investimeve në infrastrukturë me 100 milionë euro më shumë.

Rritje të shpenzimeve për arsimin dhe shëndetësinë, 150 milionë euro në vit.

2 komente në “22 premtimet e bombastike të Lulzim Bashës”

  1. nn says:

    Pensioni 250 mije ne muaj ???? Une dal qe neser ne pension dhe me gjithe familjen kthehemi ne fermere dhe marrim 100 milion euro ne vit

    Hajde jete hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje