Artan Boriçi
Pakti kombëtar ndërmjet dy forcave më të vjetra politike ishte një
arritje që shënon fillimin e fundit të tranzicionit shqiptar. Për këtë
pakt kontribuan të gjitha partitë parlamentare dhe në fakt i gjithë
opinioni publik. Shqipëria nuk ka qenë në gjendje më të mirë ekonomike
këta 100 vitet e fundit se sa sot. Shqiptarët kanë shumë çfarë
humbasin në rast të një përplasjeje të fortë politike. Pa neglizhuar
rolin vendimtar të komunitetit atlantik në suksesin e negociatave
arritja i takon popullit shqiptar.
Në veçanti, ky pakt është përshëndetur prej trupave akademike në të
gjitha nivelet e shkollimit. Atmosfera është kthyer përsëri në
atmosferë pune për të përmbyllur me sukses vitin akademik 2016-2017.
Kjo marrëveshje, në dijeninë e publikut, nuk përmend arsimin e lartë.
Arsimi i lartë duhet të jetë pjesë e marrëveshjes pasi është në
shërbim të studentëve dhe të vijimit normal të punës në këtë sektor.
Ligji i arsimit të lartë ka ndryshuar shumë që prej vitit 1994 por
shumë pak i është qasur problemit akut që ka shoqëria shqiptare.
Përpjekjet nuk kanë munguar as në vitin 2007 e as në vitin 2015. Ka
qenë populizmi që ka penguar projektin e vitit 2006 për tu shn”derruar
në ligj. Masivizimi me një faturë të papërshtatshme financiare dha
rezultate katastrofike duke evidentuar studentin e dobët dhe mesatar
si normë e arsimit të lartë. Projekti i vitit 2014 që u shn”derua në
ligj një vit më vonë kishte për qëllim të adresonte pikërisht këtë
gjendje. Përveç masave për të luftuar paligjshmërinë në arsimin privat
ky ligj nuk ka gjasa të japë efekte pozitive. Ashtu si ligji i vitit
2007 atij i mungon bërthama reformuese, e cila ndihet në faturën
financiare që shoqëron ligjin. Asgjë nuk duket në horizont për të
luftuar sindromën e studentit të dobët. Populizmi shfaqet përsëri në
skenë me të dy ekstremet e veta. Si përpjekja për të pranuar këdo në
sistem ashtu edhe përpjekja për kufizimin e të drejtës së studimit
janë anë të së njëjtës medalje.
Arsimi i lartë kërkon një pakt të fortë kombëtar larg votave dhe larg
politikës. Ai kërkon një qasje të vërtetë ndaj problemit. Deri më sot
të gjitha qasjet kanë dështuar sepse nuk kanë parë të vërtetën në sy,
të vërtetën e madhe se arsimi i lartë kërkon një paktetë financiare
urgjente për të ndalur të keqen e më tej një strategji për ta
integruar atë me arsimin e përparuar botëror. Paketa urgjente duhet të
përfshijë rekrutimin global të trupës akademike duke e dyfishuar atë
në periudhën afatmesme. Pjesë e paketës duhet të jetë mobiliteti i
trupës në universitete perëndimore. Ndërsa integrimi afatgjatë kërkon
integrimin e kërkimit shkencor, pjesë e paketës së masave duhet të
jetë krijimi i qendrave të ekselencës me profesorë të huaj për të
ndihmuar thithjen e financimeve prej fondeve evropiane.
Një shqetësim i fundit që dua të ngre në këtë shkrim është fati i
arsimit të lartë në periudhën tranzitore deri në formimin e një
qeverie politike. Po mbushen dy vite prej miratimit të ligjit të
arsimit të lartë dhe nuk kemi ende asnjë akt nënligjor të ri që
shoqëron këtë ligj. Ekzsiton mundësia që kjo situatë të vazhdojë edhe
gjatë verës me pretendimin se qeveria është qeveri teknicienësh. Në
fakt, një qeveri e tillë duhet të përmbushë një sërë detyrash që
rrjedhin prej nevojave të menjëhershme siç janë provimet e maturës,
aplikimet për shkollë të lartë si dhe përgatitja e infrastrukturës
ligjore për vitin akademik 2017-2018. Universitetet punojnë me
udhëzimet e vjetra për ngarkesën mësimore, ndërsa kanë qarkulluar
projektet e ministrisë për udhëzimet e reja. Trupat akademike kanë
dhënë mendimin e tyre dhe nuk shoh asnjë arsye që të mos vijojë puna
për tu shpallur prej ministrisë. Pritja e rezultateve në zgjedhje nuk
është qasja e duhur në kushtet kur ekzistion një pakt politik
kombëtar.
ME IDIOT SE TY NUK KAM PARE
e degjuar ndonjehere ! Ja kush na qenkerkan “liliputet” e akademikeve sultashjane te kesaj plataforme te stervjeteruar qe na propozohet si e re.
“Dyfishim i personelit akademik ?” Per çfare moj laraske e humbur ne thynajat alpinore u dashka dyfishimi i kuadrit akademik, per te bere palle e renduar buxhetin rakitik te ketij vendi qe akoma ju duron me skermitje te tilla te ndyra ?
Pa le po nuk ndalesh edhe ne konfirmimin qe ben vete, me propozimin qe “akademiket” leshore, qe mund te jesh edhe ti vete, te bejne pelegrinazhe te vazhdueshme ne universitetet perendimore, se per çfare arsyeje e cili do ishte perfitimi per studentet shqiptare eshte e veshtire te kuptohet ne nje realitet normal, se ne ate tendin, te nje psikopati pa hanxhine, eshte me se e qarte, nje abuzim me fondet aq te pakta te financave shqiptare, per deshira personale e aspak shoqerre.
Studentet vete e kane zgjidhur pa menduar dy here, te ardhmen e tyre, duke u regjistruar vete ne universitetet perendimore, me aq sa i lejojne ligjet e vendeve qe zgjedhin per tu arsimuar, pa nevojen e pranise se akademikeve te huaj ne Shqiperi.
Pastaj ajo qe e ben me qesharak pjergojimin tend ne kete mjaullitje, eshte se nuk na e sqaron arsyen e ketyre vizitave te perhereshme te akademikeve tane, ne universitetet e huaja, se shkojne per tu shkolluar apo per tangerllek, sepse ne fund te fundit ate qe arrijne tu japin studenteve shqiptare, eshte nje mizerje kumtimesh si ato te nje shitesi fiqesh tek Pazari I ri.
Asgje me shume, mbase shume me pak !