Qirinjtë aromatikë janë të rrezikshëm për shëndetin, ja pse

21 Maj 2017, 08:57Shëndeti TEMA

Qirinjtë aromantikë janë zgjedhje e shpejtë për të krijuar një ambient të këndshëm dhe me aromë qetësuese.

Por studimet e fundit bëjnë me dije se qirinjtë aromantikë çlirojnë disa kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Studiuesit nga Universiteti i Yorkut, kanë bërë kërkime në shtëpitë që janë të izoluara mirë dhe sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjes, bën që kimikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurëse.

Janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo “kimikateve organike të paqëndrueshme’, që ndodhen në secilën shtëpi dhe lëshimi i kimikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kimikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Studiuesit theksojnë se rreziku i helmimit nuk është shumë i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë, në të kundërt problemet mund të jetë fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje