Si një nga institucionet e para private shëndetësore në vend, Spitali Amerikan është i pari dhe i vetmi spital, i cili vjen në shërbim të pacientëve me ofertat dhe çmimet më të mira për shërbimet shëndetësore. Nën konsulencën profesionale të specialistëve dhe profesionistëve të Departamentit të Endokrinologjisë, Ortopedisë, Kirurgjisë së Përgjithshme, Hematologjisë, Pediatrisë, Okulistikës etj pranë të tre degëve të Spitalit Amerikan në Tiranë; pacientët do të gjejnë çmimet më të favorshme dhe cilësinë më të lartë në shërbim për ekzaminimet më të rëndësishme dhe kyçe në te gjitha fushat e mjekësise.
Kirurgjia e Përgjithshme është një nga Departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan. Gjatë muajit Maj çdo ndërhyrje kirurgjikale e përfitoni -30 % ulje. Të gjitha operacionet realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Si në operacionet klasike, ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit.
Vizitat Pediatrike tashmë i përfitoni në vlerën 2000 Lekë të reja. Në Spitalin tonë ne ofrojmë ekzaminim fizik të përgjithshëm dhe një kujdes shëndetësor për fëmijët nga lindja deri në moshën 14 vjeç.
Në Departamentin e Okulistikës çdo vizitë me mjekët tanë Okulist e përfitoni në vlerën 2500 Lekë të reja gjithashtu “Shpëtoni nga syzet tani e Përgjithmonë” me procedurën më të fundit Lasek dhe Lasik ndërhyrje kirurgjikale që zgjatin vetëm 15 minuta dhe që eleminojnë në mënyrë përfundimtare nevojën për të mbajtur syze apo lente kontakti. Të gjithë këtë gjatë muajit Maj do te mund ta përfitoni në vlerën 600 Euro.
Spitali Amerikan gjithashtu mundëson për të gjithë pacientët Paketën e Endokrinologjisë 5.500 Lekë të reja. Kontrolloni gjëndrën tiroide dhe Diabetin me mjekët më të mirë në vend. Kabineti i Endokrinologjisë ndihmon pacientët për të jetuar të shëndetshëm dhe aktiv, pavarësisht problemeve që ata kanë me diabetin, obezitetin, sëmundjet e tiroides apo patologji të tjera endokrine.
Departamenti i Ortopedisë së Spitalit Amerikan siguron cilësi të plotë të shëndetit të pacientëve të të gjitha moshave, duke përfshirë një gamë të gjerë të sëmundjeve ortopedike dhe të dëmtimeve muskulore të skeletit. Ortopedia është një nga Departamentet me shërbim 24 orë urgjencë. Ekipet mjekësore trajtojnë me kujdes me anë të teknikave moderne çdo dëmtim të pacientëve. Tashmë Spitali Amerikan vjen me një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash.
-Protezën Parciale-Koksofemorale në Spitalin Amerikan mund ta përfitoni në vlerën 4200 Euro. Kjo paketë përfshin: protezën parciale-koksofemorale, ndërhyrjen mini-invazive, cilësi e lartë e protezës, pesë ditë qëndrimi në spital si dhe fizioterapi e përfshirë gjatë qëndrimit në Spital.
-Artroskopinë e gjurit tashmë mund ta përfitoni në vlerën 1.100 Euro
-Protezën totale të gjurit mund ta përfitoni në vlerën 4.700 Euro. Kjo paketë përfshin: protezën e gjurit dhe të kërdhokullës, tre ditë qëndrimi në spital si dhe cilësi e lartë e protezës.
Paketa e Check-up të Anemisë mund ta përfitoni në vleren 5.000 Lekë të reja . Paketa përfshin:
– Gjak Komplet me Formulë
– Sideremi, Ferritinermi, ERS
– Elektroforeze e Hemoglobinës
– Feçe gjak okult/ feçe parazit
– Konsultë me Hematologun
Të vendosur dhe të qartë në qëllimin për t’i ofruar pacientëve gjithnjë cilësi në shërbim dhe çmime sa më të favorshme, Spitali Amerikan nuk ndalet këtu. Çdo vizitë mjekësore me mjekun specialist ne të tre degët e Spitalit Amerikan, tani nga 3500 lekë mundësohet me 2500 lekë.
Ju lutem sa kushton nje radiografi e bachinit
Meqe mu dha rasti po shkruj dy fjale per spitalin American ne Tirane
kisha degjuar histori nga te tjere me perpara per eksperiencat e tyre tek ky spital por para dy javesh e provova vete me babin tim
Shkoi per vizite atje nga tensioni i larte dhe donin ta operonin menjehere ti vinin unaza ne zemer dhe i dhane 9 ore afat per jeten.
Dhe e nxorren kete konkluzion keta kasap vetem me nje EKG. Dhe i thane s`mundesh as te hipesh ne avion te shkosh ne vend tjeter.
Dhe kjo kuptohet qe vuri familjen ne stres te madh ,babai ishte mire vizituar para 3 javesh tek doktori i tij i zemres por cdo gje mund te ndodhi
njeri ska garanci zemres si dihet asnjehere por sido qe te ishte dukej qe dicka nuk shkonte me konkluzionet qe nxorren shkencetaret e spitalit Amerikan 3 .Pas konsultimeve ne klinika te tjera dhe disa opinioneve te tjera nga doktor te tjer zemre dhe natyrisht pa Testeve te bera doli qe skish asgje cdo gje ishte mire.Biles doktor te tjere kerkuan ndjese per koleget e tyre (kolege i thencin) qe na futen ne nje stres te tille dhe duke bere presion se skish me kohe dhe vetem me nje EKG.
Kjo me beri qe te kem nje neveri per keta hajdut qe kan titullin doktor kirug etj qe jan kaq te babzitur per leke sa nuk marrin parasysh asgje pervec se te bejne leke te cajne si bageti pa qene nevoja fare dhe biles dhe valvulat qe presupozohet ti vene dhe ato sti vene.
Eshte per te ardhur keq per njerezit qe venene dore te ketyre maskarenjve.
kjo eshte nje histori personale qe ka ndodhur para dy javesh me babain tim qe vajti me pushime ne Tirane dhe e semuren per operim
Sa keq. Turp per keta njerez qe i thone vetes doktor.
Shpresoj qe ne nje te ardhme te afert te kete nje kontroll mbi keto lloje prktikash qe luhen ne kurriz te njerezve qe ja u marin leket me zor duke i mashtruar.
Prsh ..nese doni te beni operacion duhet te vini ne itali …
Duke marre opinionet e njerezve dhe eksperienca ne spitalin amerikan ju bej thirrje shqiptareve qe kush ndihet keq te vije ne itali dhe ben analiza dhe vizita me cmime te arsyeshme te klinikat shteterore ..kush eshte urgjence shkon te urgjenca (pronto soccorso) telefonon 118 direkt sa zbret nga avioni ne bolonja pisa milano rome e qytete te tjere ..ku te merr ambulanca dhe te dergon te urgjenca ku te bejne analiza dhe vizita gratis …nese je x operacion te operojne falas …beni nje siguracionte sigal x nje muaj ne shqiperi x te qene te qete se mundet te ju sherbeje nese shtroheni ne spital …ju uroj fat …email [email protected] me shkruani se ju ndihmoj ….
Sa kushton fertilizimi in vitro ne shipri