Ngushtica Saltstraumen e Nordlandit, ndodhet 30 km në lindje të qytetit Bodø, në Norvegji, ndërsa njihet si vendi me rrjedhën më të shpejtë të ujit në botë.
Çdo gjashtë orë, rreth 400 milionë metra kub të ujit të detit, rrjedhin nëpërmjet kësaj ngushtice – të gjatë 3 kilometra dhe të gjerë 150 metra – me shpejtësi prej 41 km në orë.
Në këtë rrymë të fuqishme të ujit të detit, formohen “maelstromët”, respektivsht vorbullat më të fuqishme të ujit në botë, me gjerësi deri në 10 metra dhe me thellësi deri në 5 metra.