Zhurmë e madhe lartë e poshtë, poshtë e lart, me brisk, thika, makina, shpata, lapsa e panele. A thua ka ndodhur apokalipsi dhe turmat që kishin hypur në “Arkën e Noes”, tashmë janë kthyer nga drejtimi i gabuar dhe nuk do arratisen, por do qëndrojnë në tokë. Ne dukemi si të “tmerruar”, ngaqë nuk dimë se ku po shkojmë, sepse kemi zënë vendin e “ikanakëve”. Qesharake, sepse nuk ka as “ikanak” dhe as “ardhacak” në vendin tonë, në tokën tonë, ku flitet shqip.
Asgjë nuk ka ndodhur për të bërë kaq zhurmë. Është gjëja më normale, që dy njerëz që zihen, shahen, rrihen, për interesa sublime (Zot na ruaj në qofshin personale), kanë bërë paqe të përkohshme, për të nisur një betejë edhe më të madhe, ku fitues do të jetë ai që duhet të fitoi.
Kohët kanë ndryshuar, e fitues nuk mund të jenë ata që kanë fituar gjithmonë, sepse kanë dashur ata të fitojnë. Tani ka ardhur koha, që për herë të fundit, t’i jepet dora gjithë klasës politike, për t’u provuar nëse do të qëndroi apo do përfundoi aty ku e meriton. Shumë mllef i shoqëruar me zhurmë… me shumë zhurmë për asgjë.
Fitimtarët, ata janë të tillë derisa të humbin titullin, ulërasin e pëllasin se përse e lejuan kundërshtarin të bëhet “gango” për një muaj, ndërsa të mundurit çirren e ngjiren, se përse nuk u bënë fitues për katër vjet, duke fërshëllyer për t’i nxjerrë frikën vetes, nën hijen e çadrës.
Në fakt, jemi shumë të “poshtër” ne shqiptarët, qyqarët, opingarët, fshatarët, qytetarët, që merremi me langarët dhe zagarët, që nuk rrimë të shikojmë punën tonë, por na vret sytë errësira e njërit dhe drita e tjetrit, e që në të vërtetë duhet të na e vrasi, por ja që ata nuk mendojnë kështu, ndaj jemi të “poshtër”.
Jemi aq të “poshtër”, sa nuk i lejojmë as të gëzojnë ato që e kanë pushtetin për ta ushtruar dhe një muaj dhe as ato që e kanë dhuratë për t’i u gëzuar një muaj, as ata që shikojnë ëndrra me karrige që pjellin florinj dhe as ata që kanë karrigen me shilars.
Shpesh herë i hakërrehem vetes: Po ç’ke more shejtan që flet e shkruan lartë e poshtë?! Ti e di, që ëndrrat janë falas… si ato të gëzuarat dhe ato të trishtuarat?! Kush të ka faj se, ca ëndrra të këtyre, i’u a ke bërë realitet t’i dhe shokët tuaj?! Ti nuk je produkti i asgjëje, ata janë produkti ytë! Bëhu njeri o i mjerë!
Për të mos i rënë në qafë vetes, e vendosa: Unë them, të bëhemi “njerëz” dhe t’i lejojmë palët të gëzojnë e të ëndërrojnë, deri sa të vijë ora, ora e shumëpritur, ora kur dora jonë mund dhe duhet t’u a ngrijë buzëqeshjen në fytyrë, të gjithë atyre që kanë nënqeshur me gisht ngritur pas shpinës sonë. Ora, kur fati i tyre do jet në dorën tonë, e që nuk na vjen çdo minutë. Ora, kur fati jonë, është në dorën tonë dhe jo në dorën e tyre.
Ne kemi shansin të zgjedhim për vete… apo për ato. Ndaj, s’duhet të mërzitemi dhe inatosemi për kaq pak kohë, për kaq pak gjë. T’i lemë një muaj të gëzojnë me “fërshëllima” dhe t’i bëjmë ata, që na e kanë “bërë” nënën… ta jetojnë gjithë jetën me ulërima!
PD-eja eshte parti qensh,ju dha rasti te ndryshonte,po cfare beri,ne vende qe te propozonte njerez teknik,propozoj fanatik politik,pra ujku qimen ndron,po zakonin nuk e harron.
pd Nuk eshte parti por entitet biznesi familjar. i perket dhe sherben vetem nje familjeje. thone se kush harron historine eshte i detyruar ta perserite ate. PS, kjo parti vemjesh e ka marre me qafe gjithmone kte popull pasi edhe pse ka pasur mbeshtjetjen e popullit gjithmone ia ka shitur besimin tek i ligu.
1991: PPSH misheroi idene se PD mund te shkaterroje, vrase e shkele ligjin pa i hyre gjemb ne kembe.
1992: Nano largohet duke misheruar ne`popull ndjenjen qe duhet votuar PD se ai Nuk diti te beje miq ne europe e ndihmat do vinin vetem me PD ne pushtet. vertet u derdh para e madhe, aq sa te ishte ndertuar komplet e re infrastruktura rrugore e me teper, por parate shkuan ne drejtim te “paditur”. po ashtu edhe institucionet e pasuria kombtare.
1994: Referendumi kushtetues qe do shpallte Sali Berishen satrap u peshty por vemjet ne PS as nje gisht Nuk levizen per ndryshim e Republike te Re. Si vemje qe jane e lane te lire ne:
1995. (nafta ne jugosllavi midis te tjerash)
1996.
1997.
1998.
Sa gjera ka per te numeruar e qe sja vlen barra qerane. sepse PS eshte njesoj fajtore si PD. sepse PS eshte votuar per te qene pozite apo opozite e jo ti japi pushtet nje familjeje kur Nuk di ç´te beje me te. nese PD paraqet vullnetin e nje familje PS Nuk paraqet vullnetin e popullit. PS Nuk lufton per popullin, e veshtire qe populli te luftoje per te. PD Nuk lufton per popullin por Familja di te luftoje per veten. Keshtuqe democracia ne shqipri pa qene politike pa opozite. populli pa alternativa. ca presin tu vijne ne ndihme te tjeret, ca gjejne shesh e bejne pershesh. ca truthare, ca koke pa lare…
PS eshte parti qensh, fare mire mund ti kundershtonte keta “joteknike” me teknike. PS eshte nje bande Pisash ashtu si PD bande hajdaresh.
Zgjidh e merr, bujrum.
Te lumte Anri !
AMIN.
Shkrim i goditur
Demokracia eshte per popujt the shtetet e civilizuara
Eshte ne doren tone me ndryshuar gjerat:mos i votoni!
Resist!