A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

23 Maj 2017, 10:16Rajoni TEMA

Shumë ekspertë mendojnë se ndarja e njeriut nga majmuni ka ndodhur në Afrikë. Por djepi i njerëzimit mund të ketë qenë edhe Ballkani.

Lidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo – sikurse supozohet shpesh – në Afrikë. Këtë ide prezantoi  në revistën “PLoS One” një ekip studiesish nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP) në Tybingen (Tübingen). Po ashtu ky hap evolucioni mund të ketë ndodhur disa qindra mijëra vjet më parë se sa mendohej deri tani.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme shqyrtoi dy të vetmet mbetje nga hominidi “Graecopithecus freybergi”, i cili prej shkencëtarëve quhet me humor “El greko”. Ndër hominidët bëjnë pjesë njeriu dhe të afërmit e tij të zhdukur si dhe majmunët. Fjala është për dy fosile, një nofullë e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i gjetur në Bullgari.

Rrënja e dhëmbëve si tregues

Sipas studiuesve Graecopithecus është një specie paranjerëzore deri tani e panjohur. Tregues për këtë janë rrënjët e dhëmbëve. Specie të tilla paranjerëzore deri tani njiheshin vetëm nga Afrika dhe Saharaja jugore.

Nga analizat e fosileve studjuesit mendojnë se nofulla e poshtme është rreth 7,175 milionë vjeçare kurse dhëmbi 7,24 vjeçar. Pra këto fosile janë edhe më të vjetra se Sahelanthropusi, specia me e vjetër e gjetur në Afrikë që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeçare.

Afrika Lindore apo Evropa?

Nisur prej këtyre fosileve shkencëtarët mendojnë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorikë dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej deri sot dhe me sa duket jo në Afrikë për në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

Ekipi studimor i udhëhequr nga Madelaine Bëhme mendon se njerëzit prehistorikë duhet të kenë lindur jo në Afrikë, por në Iran, Irak apo Liban. Si shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni duhet të kenë qenë ndryshimet e forta klimatike.

Bashkë me fosilet e Graecopithecusit studiuesit gjetën edhe fosile të paraardhësve të gjirafave, gazelave, rinocerontëve apo antilopave të sotme. Po ashtu u gjetën edhe gjurmë rëre dhe sedimente që duhet të jenë përhapur nga shkretëtirat deri në brigjet veriore të Detit Mesdhe.

Shumë, shumë të panjohura

Studiuesit thonë se ata nuk mund ta dinë ende me saktësi se ç’pamje mund të ketë pasur paranjeriu Graecopithecus dhe nëse ai ecte në pozicion me trup të drejtë. Në bazë të madhësisë së nofullës supozohet se El Graeco peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër.

26 komente në “A ka lindur paranjeriu në Ballkan?”

  1. Ago Briu says:

    Po pse kemi media kaq te degraduara qe merren vetem me perkthime????? U desh ta shkuraje DW qe te dale ne mediat shqiptare kjo?????
    Po per trashegimine qe ka lene shqiptari i madhe Aristidh Kola, e ku me fakte jepen gjenezat e popujve te pare ne Ballkan, pse nuk shkruani, apo nuk po i boton kush qe te keni mundesi te perktheni??????? lerini konservat se na i shpifet, shfletoni edhe vete ndonje gje se jeni bere pacavure te arrnuara te mbeturinave globale

    1. me thene te drejten says:

      Cfare gazetaresh IDIOTE dhe KOKTRASHE! ? Nuk ka asnje teori qe thote se ka “ndodhur ndarja e njeriut nga majmuni”!!! Keto jane shprehje injorantesh dhe delirantesh. Ne te njeten menyre mund te thoshim “ndarja e njeriut nga peshku” apo “ndarja e njeriut nga njeqelizori”. Sipas teorise se evolucionit, te pranuar boterisht (perjashtim bejne vetem injorantet dhe mashtruesit e institucioneve fetare), NJERIU eshte specie me vehte,qe eshte ne krye te zhvillimit evolucional dhe e ngjashme me te gjitha speciet e tjera,qe jane me poshte ne shkallen e zhvillimit. Njeriu eshte i ngjashem me majmunin,po aq sa eshte i ngjashem me gjitaret,shpendet,peshqit apo njeqelizoret!
      Kur nje gazekar e pyeti Darvinin nese ai ishte pasardhes i majmunit,ai ju pergjigj : ME MIRE PASARDHES I MAJMUNIT SESA PASARDHES I GOMARIT SIKUNDER TI ?

  2. momli says:

    Paranjeriu vazhdon edhe sot te jetoje ne Ballkan

    1. m says:

      Nuk ka mundesi ne Geqi….shkruesi i ketij artikulli do te jete pa tjeter Filo-Grek.
      Une jam i sigurt qe majmunet e pare jane gjetur ne Shqipo-Albano-Iliro-Pellazgo-BATHORIAN, ne Bathoren e Sotme.

      1. uhahahaaa says:

        Paske lene kolon (bythen) ne Bathore dhe ke dale ketej ta kerkosh ? ? ?

      2. albaniafirst says:

        mut apo shkurt “m”, keta jane prinderit e turkobythosit.

  3. Neutrino says:

    Në cilin fjalor e keni gjetur këtë term. Paranjeriu. Ose njeriu është krijuar nga natyra ose Zoti si qënie e veçantë sëbashku me shumë qënie të tjera, dhe shkenca i ka dhënë emrin homo sapiens, ose është një qënie e evoluar nga majmuni sipas Darvin-it d.m.th. vjen nga primatët dhe kthehet ne homos erectus. Të gjitha janë spekulime shkencore. Por fjalën paranjeriu nuk e kam ndeshur ndonjëhere edhe në gjuhët e tjera.

    1. e di si eshte puna says:

      Spekulimi me i mash eshte se cdo gje eshte krijuar nga “zoti’! Ky eshte mashtrimi me i madh ne historine e njerezimit !!!

  4. Kiu says:

    Paranjeriu ka lindur fiks ne Ballkan. Viti i lindjes 1944, vendi i lindjes Vicidol, emri Sali, mbiemri Berisha…

    1. DinPak says:

      Korrigjim: emri Sahlipythecus

  5. perivolo says:

    Bravo Ballkani,qenkemi vertete autochthonus,kemi ngjashmerine me te madhe me majmunin!

    1. opa opa says:

      Ti e ke te sigurte Pisoglendi mou ?

  6. Dino says:

    PO SHIMPAZEUN KUSH E LINDI NATYRA PO PSE NUK E LIND ME.THON QE NJERIU ESHTE I KRIJUAR NE TAVOLIN EVOLUCIONI KA FILLUAR TE BJERE KA SHUME PIKE PYETJE.

    1. kuc he dreq says:

      IDIOT! Eshte pikerisht e kunderta. Feja thote qe cdo gje u krijua ne tavoline… Rob i TRASHE ?

  7. Ikandeja says:

    Pa dyshim qe grek. Majmun grek…

  8. mirel says:

    Mos e kane ngaterru me ndonje specie nga te cadres. Duhet ti ndryshojne dhe emrin: Cadropithus

  9. Fjala shqipe says:

    Konkluzioni qe ka nxjer Kiu eshti sakte dhe i mbeshtetur ne fakte historike ta pa diskutueshme

  10. Vlonjati says:

    Dhendri i berishes tipik kafsha qe bene edhe sot lidhjen njeri – kafshe.

  11. BB says:

    Per evolucionin nuk mund te flasin njerez te indroktinuar nga dogmat dhe i sherbejne dogmave.Do te benin mire keta dogmatike ta studjonin evolucionin ashtu si lexojne biblen e kuranin dhe do te shikojne se Darvini nuk ka shpikur asgje nga mendja e tij, por pati meriten e zbulimit te ligjeve te evolucionit me prova shkencore. Ju kujtoj dogmatikeve qe te mos lodhen shume por te shikojne materiale per ciklin 9 mujor te zhvillimit te embrionit ne barkun e nenes deri ne lindje e cila tregon me se miri fazat evolucioniste te njeriut. Sa per Greko-pithikos-in nga ana shkencore paraqet interes per historine e zhvillimit njerezor por paraqitja si grek …. “me shaka” tregon per mungese sinqeriteti nga ata qe merren me kete pune se po shohim qe eshte dhe politike kjo pune , e qe pas 100 vjetesh te jete e vertete absolute per greket (sepse keashtu ka thene filani), e qe i kane qejf si shume keto emertime “alla greke”. e seshte cudi qe me pas te flitet per pararendesin e maimunit greko-dinisaur, greko-peshk,……………greko – njeqelizor e si themi kendej nga Shqiperia …pordhe me rigon dhe kjo per deformimin e te vertetave historike.

  12. Jorgo says:

    KUR NE GREQI STUDIOHEJ ASTRONOMIA DHE MATEMATIKA TE PARET TUAJ QE SHKRUANI KETU NUK EKZISTONIN OSE BRIDHNIN PYJEVE .PO NJE GJE DIHET ATJE KA FILLUAR NJERIU I PARE DHE GJITHE KULTURA E BOTES QE EKZISTON DHE SOT.

    1. ***** says:

      Greket me lesh te kurrizi si flatra korbi jane pasardhesit direkt te para-njeriut.

    2. Marko Bocari says:

      Pisoglendi mou Yorgos! Hellada dhe Greqia jane dy gjera krejt te ndryshme! Apo ti je rritur si kungulli ne hije dhe s’di se c’behet ne kete bote!?
      DEBIL i pashkolle ?

  13. taqo says:

    Ka shume mundesi ……….

  14. Aleksander Thana says:

    Jorgaqimu, meso se kreta, mikena e troja ne shkebce konsoderohen e trajtohen parahelene, ndersa shqipja e vjeter konsiderohet si nena e gjuheve te bardha. Shqiptaret jane ko ka me e vjeter e races europiane. Gjetjet e mbetjeve te paranjeriut jane nga territori i Bullgarise se sotme qe ka qene e banuar nga Thrace tu, i te njejtit trung me iliret tane dhe ne territorin e Greqise se sotme qe eshte e sajuar ne fillim te shekillit te 20 dhe e banuar ne prehistori nga parahelenet. Pra, i d’assurer j’organise apo turkohamut, i thone ne fjale te vjeter tashme: germo tare germo.

  15. LAOURA says:

    Teoria Darvinjane se njeriu ka orgjinen nga majmuni, per mua ka qene qe ne fillim e papranuar. Si te gjitha qeniet e tjera edhe njeriu ka ekzistuar. transformime dhe persosje ka pature dhe do te kete.Teoria evolucionare e darvinit eshte pranueshme ne shume drejtime por asnjehere ne ate qe nga nje specie ka lindure nje lloje tjeter specie.nGJASIMI I MAJMUNIT NE NJERIUN APO NJERIU MAJMUNE ESHTE NJE SHPREHJE ANEDOTIKE DHE PER TE QESHURE; Pse shkencetare te ndryshem pranojne nje teori apo nje jteter eshte ceshtje e tyre ashtu sic mund te spjegojne fete se Zoti krijoji njeriun e pare (ciftin Adamin dhe Even).uNE NUK BESOJE NE TEORIN E KTHIMIT TE MAJMUNIT NE NJERI DHE DO TE PRANOJA SE NJERZIT PO KTHEHN NE MAJMUN;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje