Menjëherë pas deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Basha se Rama po mashtron me hapjen e vendeve të punës, ka reaguar Partia Socialiste.
Në një njoftim të shkurtër për mediat, PS i kujton Bashës se pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, nuk ka më moral të shprehet se po mendon për hallin e qytetarëve.
Sipas socialistëve, opozita që kundëershtoi dhe humbi Vettingun, është e humbur përballë PS që luftoi dhe fitoi.
“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre.
Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve.
Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”, thuhet në reagimin e PS.