Duket se ish-kryeministri Sali Berisha nuk njeh limite sa i përket sulmeve që kryen ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
Së fundmi ai është duke praktikuar disa metoda për të deformuar fotografitë e personazheve të ndryshëm të politikës dhe për t’i “shitur” ato si skandale.
Ai përcolli në rrjetin social Facebook një fotografi të kryeministrit Edi Rama ku shfaqet me një bluzë që është stampuar një gjethe kanabis.
Ndërkohë, përmes një kërkimi të thjeshtë në Google rezulton se fotografia është shkrepur më 1 nëntor 2016 dhe është krejt ndryshe nga ajo që paraqet ish-kryeministri Berisha ku nuk bëhet fjalë për bimë narkotike.
Siç duket, qytetari dixhital këto kohë është duke u tallur keq me të.
Një ditë më parë ai publikoi dotografinë e një treni në Poloni në formën e organit gjenital, për të cilin tha se është një vepër e ndërtuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
O sale o trap o koqe o debil o gjytyrym hiq dore nga budallalleqet se po TALLEN TE GJITHE ME TY o gamor