A dini mjaftueshëm për problemet tuaja Gjinekologjike?

26 Maj 2017, 16:15Shëndeti TEMA
A dini mjaftueshëm për problemet tuaja Gjinekologjike?

Check up është një paketë ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike që kryhen për identifikimin dhe parandalimin në një stad ende jo të avancuar të sëmundjeve të ndryshme.
Përgjatë kësaj periudhe Spitali Amerikan sjell për çdo paciente femër paketën e Checup-it gjinekologjik e cilia i vjen në ndihmë pacinteve për të parandaluar, diagnostikuar, trajtuar në kohë dhe në mënyrë të specializuar nga mjekët tanë profesionist çdo problem shëndetësor gjinekologjik.
Për shumë zonja, kostot e kontrolleve shëndetësore pasuar edhe nga puna e përditshme intensive e gjithësecilës, përbën një arsye të fortë për të anashkaluar kontrollin tuaj shëndetësor periodik tek mjeku. Por e rëndësishmja është se, pikërisht këto kontrolle herë pas here përbën atë vijën e hollëe, kufirin që ndan një shëndet të mirë nga një shëndet me komplikacione dhe sëmundje.
Spitali Amerikan siç do herë vazhdon ti kushtojë një rëndësi të veçantë kontrollit rutinë për Zonjat dhe vajzat duke i ofruar herë pas here Paketa të ndryshme Checkup-i gjinekologjik.
Paketa gjinekologjike “Të parandalojmë më mirë se sa të kurojmë ” është paketa që ofron aktualisht Spitali Amerikan kjo paketë përfshin:
– Vizitë Gjinekologu
– Echo
– Mamografi
– Pap Test

Qëndra e Gruas dhe e Fertilitetit në Spitalin Amerikan ofron një gamë shumë të gjerë dhe komplete shërbimesh, përsa i përket shëndetit të gruas. Kemi jo vetëm ekipin e duhur dhe mjekët më të mirë, por edhe mundësinë fizike dhe aparatuart më të avancuara. Nga Check-up-i gjinekologjik në problemet e fertilitetit, nga problemet e thjeshta gjinekologjike në kancerin e qafës së mitrës.
Të qenit i shëndetshëm është e rëndësishme për të gjithë ne, megjithëse sëmundja është pjesë e jetës. Është e rëndësishme që këto sëmundje të mund të parandalohen duke bërë kontrollet mjekësore të rregullta ose të arrihet të diagnostikohet në kohë, që kurimi të jetë më i lehtë dhe rezultativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje