Gjatë një interviste për emisionin “Jeta në Kosovë” të gazetares Jeta Xharra, kreu i diplomacisë shqiptare ka shprehur shqetësimin e kahmotshëm për Serbinë që po bllokon linjën e interkonjeksionit me Kosovën.
“Tashmë çështja është politike. Kemi dy lloj pengesash jo thjesht në raportin Shqipëri – Kosovë, por përgjithësisht me jetësimin e një tregu rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ka pengesa politike siç është rasti i Serbisë dhe mosnjohjes së Kosovës nga ana e Serbisë. Ka presion pozitiv dhe konsistent kryesisht të Gjermanisë, i cili është partneri kryesor në këtë projekt që ne po flasim për t’i krijuar këtij projekti frymëmarrjen e domosdoshme në mënyrë që secili jo thjesht Shqipëri-Kosovë, por edhe vende të tjera, do të merrnin përfitime nga zbatimi i këtij projekti”, tha Bushati.
Por sipas, një politikë afruese mes Shqipërisë dhe Kosovës vitet e fundit, ka bërë që Serbia të mos ndihet mirë.
“Zhvillimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është vetë cenimi. Nga ana tjetër, është shumë e vërtetë ajo çka thatë, që në ish-Jugosllavinë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Kosova, ka pasur një trend të caktuar sipas të cilit Serbia, për fat të keq, ka qenë motor ose qendra kryesore rreth së cilit kanë gravituar ish-republikat e tjera. Dhe ky ka qenë një trend i konsoliduar në shumë e shumë dekada. Siç është po kaq e vërtetë, në planin politik e diplomatik, në rast se do të shohim 25 vite më parë dhe do të bëjmë një analizë mes asaj që është sot në rajon dhe mes asaj çka ishte 25 vite më parë rajon dhe do të shihnim se ambasadat kryesore e shtetet kryesore i kishin përfaqësitë e tyre në Beograd. Mirëpo Beogradi ishte i mbipërfaqësuar krahasuar me Sofjen e Bukureshtin, e jo më me Zagrebin, Tiranën, Prishtinën”, shtoi Bushati.
O pallosha socialist ,deri dje na cate trapin qe linjen na e pengon Saliu .Sot na deklaron o cuni Sules qe qenka diplomatike ceshtja??!!?? Ben mire Sala qe ju vjen hakut ne parlament se jeni fiks….plehra.
Paramendoni z. Bushati dy tri here se paku e perserite se Serbija seshte shtet armik per Shqipnin e Kosoven !! Jo qe eshte absurde por te pakten sduhej te potencohej mike ose armik per hire te pozicionit politik qe e ka por te potenconte nji shtet fqinje ose diqka te tille …
Ky dupllomati qe doli ne faqe te pare te gazetave braziliane per skandale seksuale gjat lojerave olimpike po shpreh “shqetesime”.