Operohej për të lindur, ndërron jetë në rrethana misterioze 39 vjeçarja në Tiranë

26 Maj 2017, 13:37Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në spitalin gjinekologjik mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme  mësohet se një grua 39-vjeçare ndërroi jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ajo është Engjellushe Stafa, 39 vjeçe banuese në Qytetin Studenti.

Stafa iu nënshtrua një operacioni cezarian për lindjen e fëmijës së saj, por nuk mundi të dilte e gjallë nga operacioni.

Gruaja ndërroi jetë në orën 12:00 të së enjtes, afërsisht tri orë pasi kishte hyrë në operacion.

Njoftimi i policisë

Zyrtarisht mësohet se më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I.M.L.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje