Zgjedhjet në Kavajë/ Ja se do të renditen në fletën e votimit kandidatët e PS, LSI dhe PD

28 Maj 2017, 14:02Politika TEMA
Zgjedhjet në Kavajë/ Ja se do të renditen në fletën e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar 3 kandidatët për zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës si dhe ka hedhur shortin e rënditjes në fletën e votimit.

Zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kavajës, që do të mbahen me 25 qershor.

Kandidatët të cilët garojnë për këtë Bashki janë: Dorjan Murati nga PS, Maksim Kona nga rradhët e LSI  dhe Isa Sakja nga PD.

Sipas shortit kandidatët do të rënditen kështu në fletën e votimit:

1.Dorjan Murati PS

2.Maksim Kona LSI

3.Isa Sakja PD

Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Kavajë do të zhvilloheshin më datë 7 Maj, por aty u shtynë pasi opozita kishte paralajmëruar se do të protestonte atë ditë.

Tashmë pas marrëveshjes Rama-Basha zgjedhjet e parakohëshme në Kavajë do të mbahen në një datë më ato parlametaret më 25 qershor.

 

 

1 komente në “Zgjedhjet në Kavajë/ Ja se do të renditen në fletën e votimit kandidatët e PS, LSI dhe PD”

  1. PPSH says:

    Lajm shume i rendesishem per arsye se ne Shqiperi Shqiptaret nuk shikojne me larg se vendi i pare qe ne kerte rast eshte PS. Eshte lajm i rendesishem se renditja eshte vendimtare, sipas TEMES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje