Barcelona rinovon me portierin Ter Stegen, klauzola e largimit 180-milion euro

29 Maj 2017, 16:51Sport TEMA

Barcelona ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me portierin Ter Stegen.

Gjermani ka nënshkruar me klubin katalunas kontratë që e mban atë të lidhur në Barcelonë deri në fund të vitit 2022.

Ter Stegen është aktivizuar me Barcelonën në 36 ndeshje këtë sezon në La Liga dhe ka pësaurr 33 gola.

Ndërsa në Ligën e Kampionëve ka luajtur nëntë ndeshje ku ka pësuar 12 gola.

Sipas mediave spanjolle klauzola e vendosur nga klubi i Barcelonës për të marrë shërbimet e gardianit gjerman është 180 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje