Drejtuesit e Milanit në Madrid për të negociuar për Moratën

30 Maj 2017, 15:11Sport TEMA

Alvaro Morata duket gjithnjë e më larg Real Madridit dhe më afër Milanit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle “AS”e cila shkruan se delegati i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, do të udhëtojnë këtë të hëne në Madrid për të negociuar me Realin.

Pasi e përfunduan sezonin në vendin e gjashtë, Milani tashmë ka arritur marrëveshjen personale me Moratan, i cili do të përfitojë tetë milionë euro në sezon në “San Siro”.

“AS” shkruan se Milani ka bërë gati 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll, i cili është zgjedhja e dytë për Zinedine Zidane.

Trajneri francez preferon Karim Benzeman para Moratan dhe për këtë spanjolli nuk dëshiron të ulet në stol edhe sezonin e ardhshëm, që sipas Morata do t’i bashkohet shumë shpejt klubit italian.

Morata këtë sezon ka shënuar 20 gola dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit, pas Cristiano Ronaldos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje