Gjatë hapjes së fushatës kombëtare në Tiranë, Lulzim Basha e cilësoi dekanen e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Valentina Duka, si nga emrat më të spikatur që kryesojnë listat e kandidatëve për deputetë të PD-së.
Kjo e fundit ka dhënë sot një intervistë për “Panorama”, ku përmend kalimthi edhe faktin se ajo ka qenë më parë e përfshirë në politikë me PDR.
Ajo nuk e shpjegon se çfarë është PDR, por demokratët para Bashës e mbajnë mend.
Bëhet fjalë për partinë e drejtuar nga Genc Pollo, Tritan Shehu e Nard Ndoka, e cila luftoi egërsisht PD-në, për ta zëvendësuar si opozitë.
Kuptohet, financohej nga mazhoranca e atëhershme e majtë.
Por sot ironia është se askush nuk e përmend këtë gjë dhe faktin se katër nga personat që donin të shkatërronin PD-në, janë vënë në lista nga Basha në vende të sigurta për të dalë deputetë.
Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e listës?
Propozimi për të qenë pjesë e ekipit konkurrues të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit më erdhi nëpërmjet një telefonate nga kryetari Lulzim Basha. Mesazhi ishte i qartë, i shkurtër e bindës: unë duhet të përfshihesha në një betejë politike për të sjellë në pushtet PD-në dhe për të hapur kështu erën e re të transformimit të gjithanshëm të Shqipërisë. Pas një hezitimi të shkurtër për të zgjedhur midis vijimit të karrierës sime akademike e universitare dhe kalimit në jetën politike aktive, unë vendosa për këtë të fundit. Natyrisht, edhe pas një konsultimi me familjen time. Pa dyshim, ka qenë një vendim shumë i vështirë po të kemi parasysh faktin se, ndonëse nuk është mbushur viti që unë kam marrë detyrën e dekanes së Fakultetit të Histori-Filologjisë të UT-së, kisha shtruar shina të fuqishme për realizimin e projektit për modernizimin e gjithanshëm të këtij institucioni. Megjithatë, mendova se fitorja e PD-së në këto zgjedhje u shërben interesave të larta të vendit, prandaj dhe u bëra pjesë e skuadrës që do ta përmbushë këtë mision të rëndësishëm.
Keni menduar më herët për t’u marrë me politikë?
Të them të drejtën, unë kam një histori politike. Kam qenë pjesë e PD-së që në fillimet e saj. Në vitet ‘90 kam kontribuar aktivisht në radhët e saj. Më vonë, kontributin tim politik e kam dhënë si pjesë e forumeve drejtuese të PDR-së për t’u tërhequr më pas nga politika, duke iu kushtuar tërësisht jetës akademike. Që të jem e sinqertë, nuk kam menduar se përsëri do t’i kthehesha veprimtarisë politike, por siç e shihni, ndodhi e kundërta.
Sa kohë keni që e keni marrë këtë propozim?
Propozimin e kam marrë të premten e shkuar.
Si e njihni Lulzim Bashën?
Zotin Lulzim Basha unë e kam njohur jashtë politikës, që në vitet ’90, kur ai ishte student i Universitetit të Utreht-it në Holandë. Më ka bërë përshtypje fakti që ai ishte një student i shkëlqyer i drejtësisë dhe një veprimtar i dalluar universitar. Unë ato kohë isha zv.rektore e Universitetit të Tiranës, i cili kishte bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Utreht-it dhe zoti Basha ishte një pikë e fortë lidhjeje midis dy universiteteve.
Çfarë mendimi keni për ekipin e ri në bazë të emrave që keni lexuar?
Ekipi i ri, me të cilin paraqitet PD-ja në këto zgjedhje, më duket një ekip cilësor në të gjitha drejtimet, një ekip që garanton fitoren e sigurt të PD-së.
Çfarë mendimi keni për mungesën e ish-ministrave dhe disa nga themeluesit e PD-së?
Nuk kam koment për këtë çështje. Kompozimi i listës është atribut ekskluziv i kryetarit të partisë.
Cila do të jetë kauza kryesore që do të mbështesni gjatë fushatës?
Shqipëria, një vend pa drogë e korrupsion, një vend pa varfëri e papunësi, një vend që garanton mirëqenie, siguri e drejtësi për të gjithë qytetarët e vet.
Pse behen njerezit kaq langaraqe sapo i futen politikes? hedhin tutje personalitetin dhe dinjitetin e krijuar me shume mund brenda nje sekonde.
Kur u be edhe kjo biba nga Qyteza e na hiqet si akademike surrati i saj i ndyre qe di vetem te vjedhe punen e te tjereve dhe ta publikoj si te sajen…..lere ate por kur thote qe hante qitro kur ishte e re per te mbajtur format.. u kur nuk te ha nje mortje…..debile, injorante dhe mbi ye gjitha reptile
Vali qe ne fillesat e saj ne gjimnazin “Raqi Qirinxhi” ne Korce kishte tendenca te theksuara karrieriste, deshironte te binte ne sy sa me shume, mundohej te dilte me te gjitha notat 10-ta, sigurisht jo duke i merituar te gjitha por duke u “aktivizuar” me mesuesit qe t’a merrnin me sy te mire. Ishte nxenese e mire por jo e shkelqyer ashtu sic pretendonte. Ai gjimnaz nxirrte maturante shume te forte ne ato vite; vetem nga klasa ime ate vit mature 10 nxenes fituan te drejten e studimit kurse ne klasat e tjera, perfshire ate klase mature ku ishte Vali, fituan te drejten e studimit mesatarisht 5-7 nxenes.
Ne Korce ne te gjithe kishim nga nje epitet per njeri-tjetrin. Vali kishte epitetin “Djalosh” sepse sic e thashe kishte tendence te binte sa me shume ne sy, lidhej me te gjithe, kishte deshire te futej kudo nga kurioziteti paksa edhe i tepert.
Por ne pergjithesi une mbaj kujtime te mira per Valin. Aktivizimi me PD-ne nuk do ti vleje. Do te jete nje humbje kohe per te dhe do ta konsumoje edhe me shume. Sic e thashe ka tendenca te theksuara per t’u dukur dhe karrieriste qe ne fillese prandaj i pelqen te merret me politike. Do deshtoje ne Korce si kandidate e PD-se por sic duket Basha e ka zgjedhur duke shpresuar se Vali ka farefis dhe taraf ‘kauresh’ ne Korce. Basha ka iluzione te kota te cilat do ti kuptoje ne 25 qershor.
Sidoqofte personalisht Valit i uroj sukses megjithese une nuk do t’a votoja pasi partia e Berishes nuk eshte demokratike dhe ka nevoje per nje ndryshim radikal. Vali nuk mund te behet protagoniste atje sepse Berisha komandon gjithcka dhe i perdor njerezit per interesat e tij klanore. Koha e ka treguar tashme natyre ne partise se Berishes dhe Vali do te jete e perdorura e rradhes per interesat klanore.
Ti moj zonja Valentina Duka s’je as akademike, as historiane dhe as politikane. E di si je ti? Si ata te Kristalit. Te kam degjuar kaq kohe dhe je e padurueshme vetem kur flet e shtremberon buzet, jo me qe ato qe thua jane te gjitha te shtrembera. Sot po shikoj dhe me mbushet mendja se ne kete sistem qe jetojme ne, njerezit me te dekraduar jane ata qe udheheqin politiken, akademine, medien, shoqerine. Ta udhehiqnin benin mire, por po e sundojne dhe kjo do te vazhdoje ne perjetesi se eshte veshtire kur ngrihet injornaca mbi shoqerine.
Pamvaresisht se une nuk e votoj PD,per Valentinen mendoj se ka bere nje zgjedhje te mire.
E njoh qe kur kam qene nxenes tek gjimnazi R.Qirinxhi.Ka qene nxenese e mire dhe aktivizohej shume me Organizaten e Rinise.Ishte energjike dhe e komunikueshme dhe si pedagoge eshte e mire.E perseris,eshte kandidature e mire dhe shume mire qe do jete fituese sepse eshte mbi mesataren e nivelit te femrave shqiptare.
Me fal po nga e di ti qe eshte pedagoge e mire???
Apo ai tjetri qe firmoset Vali “djaloshi” qe na fut edhe disa terminologji turke ” kaure” per te thene cfare???
Eshte idiote dhe pik…..nje njeri pa vlera qe po ta perseris shfrytezon punen e te tjereve e mbi te gjitha duke e pervetesuar. Asnje ne fakultet nuk e duron dot pikerisht per natyren e saj prej reptili. E angazhuar me rinine komuniste per te kaluar me PD dhe SRB per ti tradhetuar me genc pollon e tani u lepihet prap. Sikur te kishte vella Koco Kokedhimen
Kesaj zonjes i mungon natyraliteti ne komunikim. Per moshen qe ka duket e ftohte dhe pak e llastuar, cilesi qe nuk e ndihmojne ne komunikimin me nJerezit. Kuptohet perse duhen ekonomistet, financieret apo juristet ne parlament, po perse duhen keta historianet, qe PDi ka me shumice, eshte veshtire e kuptueshme.
Nuk e njoh, por duke gjykuar vetem nga fytyra i ve noten 3.
Nuk e njoh, por duke e gjykuar nga fytyra (me lejohet ?) i ve noten 3.
Kjo do te jete ushtare besnike e Sali-Haxhi-Qamilit ne parlamentin e ardhshem ,mos arrite ajo dite se keto tipa po e bejne SHqiperine si Somalia.
Gjithmon ndodh, ne disa raste vonon, por ” Rrukulliset kapaku dhe gjen tenxheren e vet “. Edhe Vali karieristja gjeti ate qe meritonte. Ky sistem e ka kete merite, kete vlere te veten.
E mo korcari i vjeter,
Une e njoh nga universiteti ne Tirane, nuk te binte ne sy per korcare, se korcaret kane finese e kulture, ishte e pashoqerueshme, nuk bente shoke e shoqe, e kam patur per dy vjet ne kursin e anglishtes, por qendronte si nje femer down, nuk fliste me asnje, vetem mermeriste kur pyetej, nuk dallohej per ndonje zgjuarsi se ndryshe do te binte ne sy. Si pedagoge ka folur shume brockulla per historine, e ka deformuar ne menyre satanike (atehere kur ka folur ne emisione, ka qene e pakuptueshme, s’ka patur lidhje llogjike te mendimeve, ndikuar si duket nga politika).
Korcaret, pak sa te trashe e vulgare jane bere me PD ne Tirane, se mbi 90% e tyre kane ditur te orjentohen fare mire, sepse nuk e kane gjetur vehten e tyre tek PD. I tille eshte dhe djali i profesor Thimaq Fundos, te cilin e goditen se doli kunder dallkaukeve te PD. E pra te tille njerez jane korcaret e ndershem, nuk bashkohen me funderinat.
Do te ishte fatkeqesi qe korca e kultures te zgjedhe kete pseudo historiane qe shtremberon faktet. Edhe I shoqi feria duka qe thote osmanet nuk na pushtuan Por na qeverisn. Jane njerez pa bosht. E korca ka burra e gra te ndershem ti perfaqsoje.
Epiteti i saj ka qene ” Valke kalka” hahahah
Hahaha,,,,DUAM NJE VEND PA DROGE,,,,PERPARA MBILLESHIN EDHE NEPER VAZOT E LULEVE NEPER BALLKONET E PALLATEVE,,,DUAM NJE VEND PA KORRUPSION,,,,SE RRUGEN E KOMBIT KUSH E VODH,,AI STUDENTI ISHKELQYER QE KE NJOHUR TI,,,,IKE E BAXHALLE,,,,KA,,,,E CEN DURIMODHIT KE PER TE MAR,,,,I
Vali mund te jete e zonja ne fushen e saj, por si do te jete deputete e nje klase, kur ajo nuk ka ndjenja per familjen e saj?