Tronditja më e madhe apo zhurma që po bëhet këto ditë pas publikimit të listave të PD-së, ka qenë zëvendësimi i “Gruas së hekurt”, Jozefina Topalli me historianin Romeo Gurakuqin, një prurje e re që kundërshtarët e Bashës në parti, ia faturojnë UET-së së Henri Çilit.
Romeo Gurakuqi është vërtetë një profesor në Universitetin Europian të Tiranës, por përpara se të vinte deri këtu, ai ka një karrierë të gjatë akademike dhe vjen si mbështetës dhe militues i hershëm i Partisë Demokratike.
Madje edhe anëtar i kryesisë lokale të PD-së në Shkodër.
Gurakuqi, ashtu si Jozefina Topalli i përket një familje të njohur katolike të Shkodrës.
Por ndryshe nga familja Çoba, prej nga vjen Jozefina dhe ajo Topalli e bashkëshortit të ish-kreut të Kuvendit, që kanë qenë tregtarë të njohur të qytetit më të madh të veriut, familja Gurakuqi ka nxjerrë përgjithësisht intelektualë të njohur dhe nëpunës të spikatur të administratës.
Me influencë të hershme nga tradita austriake që në Shkodër ka rrënjë të rëndësishme, po aq sa Vatikani, familja Romeo Gurakuqi duke se vjen nga ky ndikim.
I ati Vilhelm ka pasur një emër tipik gjermanik, ndërsa Karl Gurakuqi, një nga parardhësit e kësaj familje, është një prej figurave më të njohura të themelimit të arsimit dhe kulturës shqip.
Karl Gurakuqi është themeluesi i Bibliotekës Kombëtare laike në Tiranë, si dhe një nga profesorët e parë të shkollave kombëtare.
Romeo Gurakuqi megjithatë, 25 vitet e demokracisë nuk i ka të mbushur me aktivizëm politik, por me karrierë akademike.
Si pedagog i Historisë Moderne në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Romeo përveçse punoi me breza të tërë studentësh, thelloi dhe studimet e tij në arkivat kryesore të Europës.
Është nga të paktët historianë që ka gërmuar arkivat e Londrës dhe Beogradit për të zbardhur të gjithë misterin ende të pazbuluar plotësisht të viteve të mbrapshta të kohës së Luftës së Parë Botërore, ku shteti shqiptar u end sa në një dorë në tjetrën dhe në një tollovi politike e kaotike, drejt formësimit të elitave që do të themelonin shtetin modern shqiptar.
Romeo Gurakuqi vjen në Tiranë pas vitit 2005 dhe është një nga themeluesit e Universitetit Europian të Tiranës, ku drejtoi edhe programin e doktoraturës.
Si profil politik ka qenë i djathtë, madje i angazhuar në idetë e tij. Dy vite më parë, ai u përplas hapur me historianët e tjerë Paskal Milo e Pëllumb Xhufi në lidhje me rolin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Gurakuqi mbron idenë se Shqipëria nuk u çlirua më 29 nëntor 1944, por u pushtua nga komunistët, që sipas tij, persekutuan tërë elitën kulturore të veriut, veçanërisht Shkodrës dhe Malësisë së saj.
Këtu nisi dhe aktivizimi real publik i Romeo Gurakuqit, i cili me shkrimet dhe pamfletet e tij, dalloi si një përfaqësues i krahut të djathtë e konservator.
Gjatë vitit të fundit, profesori i historisë, ka kërkuar publikisht reformimin e Partisë Demokratike, duke bërë thirrje për largimin e asaj klase politike që e ka dëmtuar të djathtën.
Bie në sy se Gurakuqi ka qenë nga të paktit ligjërues pro Reformës në Drejtësi në radhët e mbështetësve të PD-së.
Në statuset e tij të gjata dhe kryesisht akademike, Gurakuqi është një nga kritizerët shumë të ashpër të Edi Ramës, por që ka kërkuar që PD të mos identifikohet si një parti që bëhet armike me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë apo shtetet e tjera të Bashkimit Europian.
Gurakuqi, nuk ka pasur afërsi politike me lobin politik të Shkodrës, duke nisur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, por është fakt që edhe pse dëshira e tij ka qenë angazhimi direkt, i shprehur publikisht jo aq drejpërsëdrejtë, vullneti i “elitës” së PD-së në Shkodër, ka qenë për të mos e afruar në politikë.
Jozefina Topalli, e cila ka pasur deri në një farë kohe “dorë të lirë” në Shkodër, është marrë personalisht me filtrimin dhe përzgjedhjen e elitave, duke krijuar herë pas here pakënaqësi dhe polemikë edhe brenda së djathtës.
Përpara zgjedhjeve të vitit 2013, Topalli u përplas me Sali Berishën në mbledhjen e kryesisë së PD-së, pasi doktori vendosi veton për listën e Shkodrës, e cila qëlloi jo e sukseshshme, pasi për herë të parë PD-ja si koalicion humbi primatin në qark.
Në zgjedhjet vendore të 2015-s, ishte Lulzim Basha që ndërhyri për të kandiduar Voltana Ademin, që duket nuk ishte e preferuara e Jozefina Topallit.
Madje kjo e fundit, nuk mori pjesë në prezantimin e kandidates së PD-së në Shkodër. Nuk u mor vesh kurrë e vërteta, nëse nuk u ftua apo ishte Jozefina që e bojkotoi, por në fund të fushatës edhe Topalli shkoi të përkrahë Voltana Ademin.
Por kryebashkiakja, menjëherë pas zgjedhjes ka çmontuar hap pas hapi të gjitha strukturat e Jozefinës në Shkodër dhe aktualisht ish-kryetarja e Kuvendit nuk e ka më “partinë e saj” që e ka kontrolluar për gati 20 vjet.
Romeo Gurakuqi, vjen si udhëheqës i listës së Shkodrës si “outsider” dhe sipas të gjitha gjasave ai është më shumë një ikonë sesa një drejtues politik i fushatës.
Në këtë rol sipas të gjitha gjasave do të vihet Voltana Ademi, e cila është kthyer në një lloj “Jozefine e re” e Shkodrës, pasi ka lënë në minorancë kryetarin e PD-së, Ramiz Çoba, i cili para dy ditësh shpërtheu e dha dorëheqjen nga kandidimi, e sipas gjasave do të mënjanohet fare.
Romeo Gurakuqi, duket se është përzgjedhur nga Lulzim Basha jo si alteregoja e Jozefina Topallit, por më shumë si një imazh, sesa si një politikan aktiv në fushë. Ku natyrisht vendin e ka zënë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e ndihmuar ndoshta jo rastësisht nga Edi Rama me polemikat e tij, që e ka promovuar si një kundërshtare e fortë e socialistëve.(Tesheshi.com)
Nje gje nuk arrij ta kuptoj – edhe ne media te tjera Topalli etiketohet si zonja ” e hekurt “….ne fakt forca e saj qendronte tek ” harbuteria ” qe ne fakt nuk i takonte nje femer !
Romeo asht i afte ne profesion dhe asht zotni ne marrdhanie! Me hekjen e Jozefines kan hjek nje Zinnemann simbol te nje shtrese siq jane te persekutuarit! Voltana asht ku therret kjameti!
pse Romeo ke perfaqeson?
Eshte turp per Shkodren e qyteterimit dhe te patriotizmit te kete per deputet kete pseudo historian qe pervecse mbiemrin qe e ka te madh te gjitha te tjerat i ka mikroskopike.Nje njeri medioker qe historine e lexon sipas statutit te partise dhe jo sipas fakteve reale i tille eshte ky mjeran .
po ti more Beni ku e ke marre tane kete dituni qe din me cilesue se sa i vlefshem asht si historian?
Sepse historianet nuk duhet te jenë të majte apo the djathte. Enver Hoxha e shkruajta historine me historianet te majte. Ne qofte se ky Gurakuqi kerkon te shkruaje nje histori te djathte, edhe ky nuk eshte ndryshe nga Stefanaq Pollot qe mbante Enveri nga mbrapa.
Gjuha e urrejtjes we perdor Gurakuqi tregon se nuk eshte I paanshëm, por shume I ndikuar keqas nga idete e tij. Si rrjedhoje I bie vlera si historian por edhe si intelektual.
qikor, nuk e kena fajin na qe e verteta te duket g’juhe e urrejtjes. Ta ka fajin mami qe te ka ushqye ashtu
Ky Romeo Gurakuqi, eshte me tre vida ne koke ju o mjerane e beni historian. Por Serxho Mazreku dhe ka 4 vida ne vend te 10 qe duhet te kete cdo qenje njerezore ku do ta cojme, pse te mos e propozojne per depytet?
ti je doktoresha qe ja ke hequr ato 7 vidat e tjera dhe ja ke vendostr vetes dhe mamit tat dhe tashti ju jeni me te zgjuarat e fisit.
vendi i nje katoliku te paster eshte ne partine Demokristiane[si ne cdo vend evropian] e jo ne partine/bourdhelo Islamike te PD-se se muslimon brothers…………………..
Leksionet e tij per luften Nac-Cl. nuk bindin askend !
Ky ngateron “kekun me byrekun” per hir te aderimit ne parti politike.
kelyshat e krimineleve komunist nuk ka nevoje me ja mbushe mendjen sepse ato jetojne me tmerrin qe kane ba tane jeten dhe qe do t’a paguajne me breza. vrisni baben jo Romeon
Po mire mor trap. Ti ke marre angazhim t’ju mbyllen gojën tëre atyre qe nuk jane dakord me kete Romeo Guraziun?
E shet veten se gjoja je anti-kommunist, urren Luftën Antifashiste sepse Baba apo Gjyshi yt u Bashkia me fashizmin, dhe ke dale me sepate te madhe te presesh koka. Nuk po le komentues pa share e pa ofenduar, vetem sepse nuk jane dakord me ty. Pse je kaq I semure?
Atehere, Ku ndryshon to nga komunistet dhe Enver Hoxha? Edhe ai nuk lejonte mendimi ndryshe si ty. Edhe ai donte vetem nje parti, si ty. Edhe ai donte qe nje kryeminister te rrinte ne qeveri derisa te vdiste, si ty. Edhe ti do we vetem Saliu te jete ne pushtet.
Pra je vetem nje fashist dhe asgje tjeter. Ashtu si Baba apo Gjyshi yt. Nga qe je injorant, nuk e kupton se je rrotë më rrotë me Enverin.
Enverin shaje sa te duash. Edhe komunizmin shaje sa te duash, se nuk I plasi njeriut.
Por Luftën Antifashiste nuk e shan dot. Degjon? Nuk e shan dot, sepse eshte Lufta e popullit kunder fashizmit dhe tradhetareve. Eshte lufta qe na vendosi ne kampin fitimtar te aleateve perendimore dhe që na bën te kemi fytyre te flasim per Luftën e Dyte Boterore si fitimtarë dhe Jo si humbës.
Sa per ate se si e shtremberoi Enveri politiken shteterore duke ndertuar ne vend te saj diktaturen komuniste, kete e dime vete dhe nuk kemi nevoje te na e tregoje as to, as Guraziu. Katunar qe nuk e ke shokun.
qikori, ta thashe edhe me lart. Ta ka fajin mami.
Keto jane artikuj te blere. Ky historiani qe do te shese PD-ja si prurje e re eshte nje akademik medioker qe Cili e mbante dhe e largonte sipas interesave politike. Kritikat e tij per ramen ishin budallalliqe rrugesh qe u mungon llogjika. Thjesht ishin sharje te porositura nga partia dhe partia ne fund do e akomodonte. Pune Bashesh…
po pse je ti e yt ate te shitur, nuk do te thote qe te gjithe shiten
Nje pyetje kisha une; keni bere gjithe ate boigrafi qe nga lashtesia, po nga majmuni ka trasheguar diçka?!
jo se pastaj del kushuriri jot
ja keni lujt fene me kyt romeon. do e shifni qe ska me mbledhe asi vote ne shkoder. asht nje bufon qe nuk e njeh askush ne qytet dhe qe shet vetem mllef dhe falsitet neper televizione. perjetsisht ka than qe asht i aferm i luigj gurakuqit po ska asnji lidhje me te. edhe ktu ka rrejt ky far historiani.
shko more rrote ka.it
shko more koqe kandarit
historian fasade qe vetem shan luften na-cl dhe ‘antikomunist’ , kulturen qe flitet me siper nuk di se nga mund ta kete se nese e keni degjuar me milon dhe xhufin i mungon argumenti, librat e tij po arritet te lexoni me dashamiresi me teper se 20 faqe do jua di per nder dhe zotnia…po te ishte vertete profesor nuk do linte ate zanat per me u fut ne politik
ti kenke i mecem fort. po cka me te ba na qe nuk je mesue me lexue libra??
Ky eshtet nje shkrim justifikues, qe meret me te kaluaren, me luften e histori te tilla. Duhen njereze i qe meren me probleme shoqerore dhe te zhvillimit ekonomik. Historianet, ciletdo qofshin Jane pjese e asaj qe analizojne e per pasoje nen ndikimin e saj dhe as qe i hyjne kujt ne Pune. Historia eshte Pune llafesh.
E lavderuan shume nje nuse te re ne mbledhjen familiare. Eshte e mire, eshte e zgjuar, eshte e urte, nuk te kthen fjale etj etj. Nusja nuk fliste dhe ishte skuqur ca nga turpi. Po he moj nuse – iu drejtua nje familiar – thuaj edhe ti nje fjale … te madhe. Nusja u kaperdi, u mendua pak dhe pas nje heshtje te shkurter tha : Buall
Shume fjale te medha lexova edhe per profesorin. Problemi eshte kur te filloje te “hape gojen”.
nji gomarit si ti nuk ka cka me i ba kerkush, as ajo nusja qe ti permend
Ky shkrim eshte i tipit “dy duart lajne njera tjetren, te dyaja lajne fyryren”
Tema dhe Cili i bejne fresk njeri tjetrit, Romeon e lajne me nje shkrim te shitur.
Romeo nuk eshte gurakuqas por nip e sternip i nje familje qe sherbente tek gurakuqasit qe ne fillim te viteve 900 te, por qe me vone morren mbiemrin e tyre te cilin e trashegon sot, edhe ky “historian”. Verifikojeni ne shkoder. Tung
o ti e njef mire historine e familjeve Shkodrane, ta hjeke dera se je shkodran i vjeter
Forca Romeo, keta legenat qe komentojne i ka shti Jozefina me Tonçin, futja jote ne liste perban nji kthese per PD-ne e Shkodres.
E c’e zgjat kaq?
Shkurr eshte koker gomari.
Ka hapur shume libra, por interpretimin e ben si ja do qefi.
po cfare kokrret je?
kokerr kandarit, qe as libra nuk din me hape jo ma me i vleresue ato qe lexojne
Qe kur sherbetoret dhe ciraket e shtepise, qe adoptojne mbiemrin e pronarit, u quakan pasardhes te tyre??
Qysh kur sherbetoret dhe ciraket e shtepise, qe adoptojne mbiemrin e pronarit, u quakan pasardhes te tyre?? Apo jo, o Romeo??
C’fare beri ky vete per partine etij?
Apo e b eri babai, si qemoti…
Ne se ky Romeo eshte i cquar dhe ne se Voltana eshte “zonja e hekurt” per te ardhmen e PD…..do kemi nje parti leshi qe do i bej gjithe punet lesh e li!
‘plato’ lene fene ne pune te vet o malok zagar pleher.
Dhe cila eshte lidhja e katolikut Gurakuqi me islamiket e PD-se?!
Mos ndoshta ka gelltitur ndonje luge corbe te prishur ne stanin e Saliut?!
Me interpretimin idiotesk te historise ky “historian” mund te quhej me mire komisar politik ne falangat e PD. Mund te fitoje vetem si i pari ne liste por PD do te humbe shume vota te tjera nga Shkodranet e tjere.
ti ne fakt e njef historine mire sepse ta hjeke dera. edhe kur thue shkodran puro, deshta me t’a skjarue, nuk bahesh puro pse te pelqen me e hanger vend e pa vend ate te shkrete “puro” apo purri