Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi, ka zbuluar se ka refuzuar shumë oferta për të punuar me ekipin e Kombëtarës Shqiptare.
Ai ka folur për Tio.ch të Zvicrës, ku ka thënë se projekti që ia kishte propozuar Kombëtarja e Shqipërisë ishte i vlefshëm.
Shqipëria do të udhëtojë për në Luksemburg për t’u ndeshur në një miqësore të dielën, 4 qershor.
“Projekti i Kombëtares Shqiptare ishte i vlefshëm. Kam pasur mundësinë të rindërtoj ekipin të ri kombëtar gjë që ka qenë diçka entuziazmuese. Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar shumë oferta për të qëndruar në këtë skuadër”, tha De Biasi.