Gazetari i njohur sportiv ironizon tryezën e organizuar nga FSHF-ja: Do kisha dëshirë që në tryezë me Dukën, të kishte pasur ftesë edhe për një “opozitar”

31 Maj 2017, 00:05Sport TEMA

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, organizoi nje takim me gazetaret per te folur mbi mbylljen e ketij sezoni futbollisitik.

Ajo qe ra ne sy ne takimin e organizuar nga kreu i FSHF-se, ishte se shumica e gazetareve te thirrur kontrollohen prej tij.

Permes nje statusi ne rrejtin social facebook, gazetari i njohur sportiv, Fation Shehu, ka ironizuar tryezen e organizuar nga FSHF-ja.

Do kisha dëshirë, që në morinë e përfaqësuesve të medias që ishin ftuar në një tryezë me Dukën, të kishte pasur ftesë edhe për një “opozitar” (siç më kanë etiketuar vetë brenda FSHF-së), si unë. Kisha edhe unë disa pyetje, ku me kuriozitet do prisja përgjigjet e presidentit të Federatës. E marr me mend pse nuk ka ardhur ajo ftesë, ashtu siç mund ta mendoni dhe ju. Por, ndonjëherë përgjigjet me fjalë janë pa vlerë, ose mund të shihen edhe si alibi për të fshehur të gjitha “papastërtitë”. Suksese në jetë…”, shkruan gazetari i njohur sportiv Fation Shehu.

Pas 12 vitesh, Fation Shehu,  eshte larguar nga gazeta “Panorama Sport”, ku mbante postin e zv.kryeredaktorit.

Ai ka qene nje nga gazetaret qe ka sulmuar hapur dhe pa ndroje te gjitha skandalet qe kane ndodhur ne futbollin shqiptar.

Ka qene gjithashtu nje nga gazetaret qe neper studiot televizive ka debatur ashper me te gjithe presidentet e klubeve duke i’ua thene hapur te vertetat ne sy.

Dhe kjo mund te kete qene nje nga arsyet kryesore qe  FSHF-ja e shmangu duke mos e ftuar ne tryezen e ketij fundviti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje