Trajneri i Milanit Vincenzo Montella, ka rinovuar kontratën me klubin kuqezi.
Montella do të qëndrojë tek Milani deri në vitin 2019-të.
Edhe pse u përfol se Montella mund të largohej nga drejtimi i kuqezinjve, drejtuesit e Milani vendosën që të mbajë sërish në klubin e tyre 42-vjeçarin.
“Krenar qe do te vazhdoj te jem trajner i Milanit. Jam shume i lumtur per rinovimin e kontrates. Faleminderit per besimin qe me lejuat te stervis Milanin per tu fokusuar ne objektiva te reja dhe te lavdishme siç i ka hije ketij klubi”, tha Montella pas firmosjes së kontraës.