Casillas: Juve favorite, Buffon për “Topin e Artë”

30 Maj 2017, 16:13Sport TEMA

Iker Casillas kundër Real Madrid. Ish-portieri i Los Blancos ka dhënë opinionin e tij në lidhje me finalen Real Madrid-Juventus. Në njërin krah është ish-skuadra e tij, në krahun tjetër një rival në fushë, por një  mik i mirë jashtë saj, Gianluiggi Buffon. E ka të vështirë të japë një parashkim, pasi sipas 36-vjecari shanset janë 50-50, por pavarësisht kësaj Casillas sheh Juventusin si favorit.

“Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. Juventusi gjithmon ka qënë një skuadër e fortë në mbrojtje, tani është edhe në sulm. Higuain,Dybala dhe Mandzukic janë një treshe shumë e frikshme, që mund të ndëshkojnë në cdo cast. E njëjta gjë vlen edhe për Realin që ka një futbollist të jashtëzakonshmë si Cristiano Ronaldo. Personalisht shoh Juventusin si një skuadër më kompakte.”

Përsa i përket garës për fitimin e “Topit të Artë” Casillas është i mendimit se Buffon e meriton plotësisht. Gardiani shprehet se nëse përballë Juventusit nuk do të ishte Reali, dëshira e tij do të ishte që bardhezinjtë ta fitonin finalen, pasi karriera e një legjende si Buffon nuk  mund të mbyllet pa një trofe të tillë, pas gjithë atyre sukseve që ka arritur.

“Normalisht unë do të mbështes Realin, por nëse nuk do të ishte kjo skuadër në finale, unë do të dëshiroja shumë që Juventusi ta fitonte trofeun. Një legjendë si Buffon e meriton plotësisht një trofe të tillë. Në moshën 39-vjecare të luash në nivele të tilla nuk është e lehtë. Uroj dhe shpresoj që “Topin e Artë” ta fitojë Giggi.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje