Goditje e fortë për Bashën nga Berati, kandidati demokrat braktis fushatën: Unë dhe njerëzit e mi do i bashkohemi Ramës, s'mund të punoj për Ufon dhe Kuqon

31 Maj 2017, 16:23Politika TEMA

Lulzim Basha ka marrë një tjetër goditje të fortë.

Kandidati i Beratit, Lefter Maliqi, pas pakënaqësive të hapura për renditjen e tij si i katërti në Qarkun e Beratit, ka braktisur fushatën dhe nuk është më kandidati i PD-së.

Ai thotë se do t’i bashkohet Ramës, bashkë me njerëzit e tij.

Maliqi pretendon se ka mbi 10 mijë vota personale, kryesisht në zonën e Lapardhasë.

Deklarata e Lefter Maliqit

Të dashur miq! Sot pasi kalova paraditen në bregdetin e Durresit pasi u qetësova, u kthjellova dhe u frymëzova po nisem pranë votuesve të mi të qarkut Berat për tu bashkuar për sfidën e pëbashkët të fitores së thellë. E cila fillon nga Qarku Berat ku unë me ju kemi lidhur besën për shkak të premtimeve të mbajtura dhe lidhjes së ngushtë se bashku. Origjinës time nga Kucova, vendlindjes Lapardha Berat, sukseseve si ish- shef i komisariatit të policisë në Skrapar, Kucovë e Berat, pra njohjeve në gjithë qarkun, si ish- kryetar i komunës më te madhe Otllak-Berat, plot suksese, premtime, investime, zgjidhje hallesh e problemesh, mbeshtetje familjeve në nevojë jo vetëm në zonë por gjithë qarkun, si ish- deputet, si ze i fort i juaji, ku se bashku me z. Berisha inaguruam dhjetra investime, të cilit i jam tepër mirënjohës.

Meqenese në 2009 isha i 3-ti dhe dola deputet i PD me votat e majta të kthyera djathtas, të cilat siguruan mandatin e 70 dhe vazhdimin e qeverisë Berisha. Në 2013 përseri u rendita i 3 dhe Lapardha-Lumas votuan mbi 50 perqind per PD duke e nxjerr fitues mandatin e 2 të Ufos mosmirenjohes pa vlera, pa vota as në fshatin e tij Terpan, bashkë me ju sakrifikuan në mbeshtetje të njeri- tjetrit si dje në pushtet dhe sot ne 4 vite opozite, ku ne 8 mars 2016 pritet ne Lapardha kryetarin Basha madheshtore mbi 4000 veta, i cili ju dha shumë premtime dhe u mahnit nga pritja juaj legjendare, duke më cilësuar para jush si mikun e tij më të shtrenjtë???

Meqenese z.Basha i influencuar nga UFO dhe Kuqo të PD qe u beson pazareve të pista të tyre, duke më hequr emrin nga dy gara per kryetar PD-je dega Berat dhe për drejtor i departamentit të rendit, po kështu me zhgenjeu per kandidimin per kryetar Bashkie Berat, pasi sot do isha kryetar i sigurt per shkak te mbeshtetjes se gjere nga ana juaj.

Në 2015 fill pas zgjedhjeve lokale pas humbjes fatale te PD u takova me z.Basha per ti dhënë dorën dhe për tu larguar nga ai, por ai reagoj me premtimin te vazhdoja te punoja forte keto dy vite prane jush dhe mos të flisja me asnje pasi do isha i pari i listes dhe do ti siguroja 3 mandate.

Por cuditetrisht mashtrohem, zhgënjehem dhe renditem i 3-i. Takohem me z.Basha të shtunën dhe i them me zhgenjeve mua dhe gjithë elektoratin tim dhe i thashe zgjidh o mbaj premtimin te fitosh mandatin e 2, ose zgjidh pazarin e Ufos apo Kuqos dhe ke deshtim te thellë në Berat, duke i thëne ju pres deri mërkurën, pra sot.

Ofertat e Bashes ishin qesharake, te majme dhe mosbesuese, te papranuara nga mua ne takim me te dhe me te tjere të futur nga ai.

Në këto kushte, pas presionit dhe telefonatave te votuesve të mi qe ishin te zhgënjyer nga Basha kerkuan me vendosmeri qe mos të punoja më për Ufo e Kuqo, por të behesha bashkë me ta. Ata vendosën të ktheheshin ku kishin qënë para 2009, tek Partia Socialiste, dhe përgjigja ime është do jem si gjithmonë me ju.

Jam teper i qetë ne vendimin qe mora pasi po vë interesat e votuesve te mi Lapardha-Lumas,Kucovë e Berat para mashtrimit, shkatërrimit, zhgënjimit nga PD e përfaqësuar nga Ufo e Kuqo.

Të dashur demokrat të ndershëm bashkohuni edhe ju me mua kundra Ufos e Kuqos!

Sot është e qartë që PD po ha vetveten dhe s’ka cfare i afron Shqipërisë.

Unë jam politikan qe kam zgjedhur njërzit e mi mbi cdo parti, dhe partitë i kam parë vetëm si mundësi për tu shërbyer atyre. Kam njohur dhe kam punuar me Sali Berishën dhe Ilir Metën. I kam miq dhe besoj se nuk u kam asnjë borxh. Kam njohur dhe punuar edhe me Lulzim Bashen.

Nuk e kam mik dhe nuk më ka borxh mua por u ka borxh njerzve te mi,  sepse i donte për mitingje dhe per te mbushur cadren e Republikës se re, por jo per ti sherbyer atyre sic i sherbyen ata atij. Nuk e njoh dhe nuk kam punuar me Edi Ramen. Por s’kam nevojē ta njoh pasi kam bindje qe do jete  mirenjohes ndaj votes dhe mbeshtetjes se fitores se thelle qe do nis nga qarku Berat.

Sot unë shpall bashkimin e njerzve te mi,socialist dhe demokrat me Edi Ramën. Edi Rama nuk më ka asnjë borxh dhe do ti kerkoj vetem te mos hyj në borxh me njerzit e mi sic hyri Lulzim Basha.

Nëse do të beje per ta, hallall ka gjithcka qe do bej une per te dhe PS në këte betejë. Nëse Rama s’do të beje per ta, unë përseri do te zgjedh njerzit e mi dhe jo atë. Suksese Edi Rames dhe PS ne Berat dhe gjithe Shqiperinë. Me mirenjohje i juaji Lefter Maliqi!

20 komente në “Goditje e fortë për Bashën nga Berati, kandidati demokrat braktis fushatën: Unë dhe njerëzit e mi do i bashkohemi Ramës, s’mund të punoj për Ufon dhe Kuqon”

  1. Dajti USA says:

    Kur mer kthesen Lefter Maliqi qe ishte aktiv ne cader,cfare presin demokratet e tjere qe nuk i lidh asgje me nje klloun si Lul Basha?!

  2. Bert says:

    E kuptoni se sa te larte e ka shkallen e debilitetit ky Lefteri?E tmerrshme qe ky paska qene deputet dhe pretendon perseri te jete deputet,nuk ka rendesi se me ke parti.
    Si puna e ketij jane edhe “analistet” qe dalin neper televizione,si fshatari Rakipllari,Ylli Rakipi,i rrjedhuri Lubonja,Balliu e shume te tjere qe injorancen dhe budallallikun e kane ne nivele te larta.

  3. Ja ligji, ja dhe Maliqi says:

    Hallall qumeshti zoteri. Besnikeria e Beratit ka qene virtyt karakterizues qe ne kohen e Skenderbeut.

  4. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    nje sunit i pabese,sot braktis Bashen neser Ramen……….pune te pabesesh turkoshake kshq varu kkkkkkkk!

  5. Spartak says:

    Aty ta lumsha , mos e luaj shënjestrën hiç , e mos ki as frikë e as dert . Mbështetësit që ke patur , do ti kesh , se të kanë parë punën , llafet e mbajtura , mbështetjen dhe gjëndjen pranë , por edhe mos kujto se nuk janë të zgjuar e nuk dijnë . Kanë shitur gjithë jetën shalqinj me provë dhe janë në gjendje të orientohen , sepse i kanë parë të gjithë , por edhe fjalët e mbajtura , provat që kanë dhënë , punët e bëra dhe integritetin që kanë . Jo me PD-në që janë si nata me ditën , por bëjnë diferencë të madhe edhe me dallkaukët e LESH E LI SE . Këta e kanë dhe e duan partinë vetëm për të mjelë SH. A. -në me shtetin , me bllok në dorë .
    Edhe njëherë të përgëzoj , sepse s’ka rëndësi deputetlliku , por ajo që bën realisht për njerëzit ( pak , pak , por ama kontributi yt dhe jo e deputetit ).

    1. alfi says:

      O lefter veri ti shkruaje dikush tjeter keto pergjgjet se qelbesh era katunari

  6. student says:

    Kaubojsi i Beratit . Na vdiqet me keta idiote. Mos na i nxirrni ne shtyp se na vijne zorret e gryka.

  7. astrit says:

    Hallall o Lefter. Lulit deri me 25 qershor do t’i mbetet ne liste vetem Ufo&Kuqo. Tritani, Paloqja dhe Nul Moka.

  8. Ali says:

    Sa mire, PD do humbase por po vlereson kush jane demokrat dhe kush perfitues ose dalin nga lista, PD mendon se e forcon kjo per te njohur anetaret e militantet. Lefteri tani ti fuse 2 gishtat ne byth dhe hunden tek bytha e PS.

  9. besniku says:

    O Sali t’u befsha ferre, merre shtetin edhe nje here!
    Ja kjo ka qene thirrja e Lefter Maliqit me 2013, kur Salihi shkoi ne Berat per fushaten elektorale.
    Dhe perfundimi? Nje mut! Saliu u shkelmua me nje milion vota dhe duke qare shpalli “doreheqjen” nga SHQUPI dhe mori zyre tek 24 katshi, se e ka me afer shtepise.
    Ja kjo do te ndodhe edhe me Lulin e Bashajve. Mut do te haje! As dhjete deputete nuk do te marre kete radhe.
    Te shohim! Po i lutem Zotit qe Luli te mos jape doreheqjen se kjodo te e nje humbje e amdhe per Shqiperine, shqiptaret, Serbine, serbet dhe UDB-ne e Salihit.

  10. Studenti says:

    Hë mo të lumtë mor djalë……
    E paç këmbën e mbarë dhe e marrsh zvarrë.
    Tek PS nuk mund të shkosh se kam frikë se do grindesh me Braçen.

  11. Dikush says:

    KAPERCEVE YLBERIN O MALIQ!

  12. Kellira says:

    Tribuja e Lapardhase…

  13. beso says:

    Lefterin e mirepriti ne PD Sali Berisha, ndonese dallohej 120 km larg qe qe nje idiot sharlatan. Pastaj e perdori Olldashi. Lefteri organizonte pritje te Saliut ne lappardha, ku nxirrte ca mjerane qe kendonin “O sali t’u befsha ferrë..” Keto organizime ishin aq banale e te neveritshme, saqe edhe nje femije me pak sqime dallonte kurthin e malaqise per te zene ne te bersin e listes. Dhe per mjerim te PD lefterri vihej ne liste nga saliu. Tani grupi folklorok i Lapardhase duhet te heqe nga repetori kengen (nese mund te quhet kenge nje kuisje e tille) O Sali tu befsha ferre. I japim nje keshille Lefter Maliqit: se mos ben gabim dhe i kendon Edi Rames kengen “ O edi t’u befsha ferre… pa fito dhe nje here krahe per krahe me lefterre… se te piu e zeeza. Rama ka aq shije sa te mos behet pis me banalitete te tilla.

  14. DOLLARO says:

    E kuptojme shume mire levizjen e bythes tate drejt Bandes Politike qe ka leverdi me shume.

  15. Ben says:

    Dite per dite po i terhiqet Lulit nje kandidat.Po vazhduan keshtu,deri me 25 qershor,Luli do i ngelin 12 kandidate,dhe PD-ja do te beje nje fitore plebishitare,do fitoje rreth kater vende ne parlament.Ec aty Lyli,je i modh.

  16. Lpl. says:

    Zgjohu delet e Lapardhase se Bole Dashi ju koriti , qohu popull bole .Keshtu duhet me share popullin se me share udheheqesit evtyre i dojne me shume , keshtu kur ta shashe direkt ndoshta zgjohet dhe pyet çfare kame bere qe me shane ,pastaj i thuhet ju ka vene Maliqi ju kumboren tani nuk e mban vete me ,ndoshta reagon ky milet .Po te ishte Dede ja fali Lapardhase se jane Bektashi dhe i shkojne pas si njeri i Zotit ,po per kete Maliqin nuk ja fali .Une me opoziten jam qe para 90 tes kundershtsre i shtypjes kolektive dhe ta gezoje mandatin , dhe kurre mos futofte PD me keshtu specjesh qe shume i njohem kaq mire tani , qe kujtojne se jane akoma ne kohe te Turqise tuj jetuar me fise .Para 2000 viteve Kridhti ka thene ne ungjill kur i thane na hap deren ketu ishim , ata 5 marroqet , nuk ju njoh i tha , ne ketu ishim na mbaroj vaji i drtezave dhe shkuam ta blejme , shume qene para jush e dolen te fundit , dhe shume erdhen te fundit e dolen te paret .Keta sillen si farizejt qe njohin ligjin zene vendet e para ne Sinagoga sa per dukje , dhe shpirtin e kane katran .Keta tre rreshta ishin per kete eliten e ish PDse me Majlinde Jozefine e kompani ,keshtu eshte kur nuk ka kulture te Krishtere vuajme per tu bere te tille , dhe per te jetuar te lire srpse nuk na lene farizejt na kane zene vendin me krenarine e tyre .Sa per Maliqin ai nuk hyn ne keta tre rreshta me vjen keq per Lapardhane .

  17. lefter says:

    Vetem Erjon braçe te vjen hakut ty mor buthqir lapardhaje ,je burre pa asnje lloje dinjiteti ,ti per interesat e tua i hipen edhe satem qe te ka bere koken ja ky je ti !

  18. Aus says:

    Po pse duhet te jesh patjeter deputet more lefter,une mendoj qe duhet te zhdukesh fare!

  19. Erjon Brace says:

    Po themi se dole i pakenaqur se ste kandiduan ne vend te sigurt fitues, po pse kalove tek Rama, ju skeni ideal por vetem interes. Me fjen keq per aq sa thua se gjithe Berati voton per ty dhe i kthen ne votime nga cili krah politik qe doni ju. Te jete e vertete kjo qe populli i Beratit shkon nga te doni ju, sbesoj, Beratasit jane te zgjuar dhe sbesoj qe ju jeni me i zgjuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje