Alfred Peza
Ne Ballkan po konsumohet akti i fundit i dilemes se madhe Shekspiriane, ne udhetimin e tij historik mes te shkuares dhe te ardhmes. Mes lindjes dhe perendimit. Mes paqes dhe luftes. Mes autokracise dhe demokracise. Mes nacionalizimit dhe integrimit. Mes orientimit euro-atlantik dhe atij pro rus.
Kjo shihet dhe nga zhvillimet e fundit ne rajon. Aleksander Vuçiç sot gjate ceremonise si Presidenti i ri i Serbise, u betua se “te gjitha forcat do t’ia kushtoj ruajtjes se sovranitetit dhe teresise territoriale te Republikes se Serbise, perfshire edhe Kosoven e Metohine si pjese perberese te saj…”.
Megjithese kane kaluar 18 vjet nga çlirimi i Kosoves, ai vazhdon dhe sheh endrra ne fund te dekades se dyte te shekullit te XXI, me fantazmat nacionaliste te shekullit te kaluar. Ironia eshte, se brenda formules se betimit, njeriu qe noton mes Moskes dhe Brukselit, tha se ai do te punoje per “ruajtjen e paqes”…
Nderkohe qe sot, ne Maqedoni pritet te mbyllet debati 48 oresh per votimin e qeverise se re te Kryeministrit Zoran Zaev. Nje seance qe drejtohet nga Talat Xhaferri, i cili ka hyre ne histori si shqiptari i pare qe eshte zgjedhur Kryetar i Parlamentit ne Shkup. Shqiptaret do kene ne qeverine re 2 zv. Kryeministra dhe ministrat e Marredhenieve me komunitetet, Integrimit Europian, te Drejtesise, Ekonomise, Ambjentit, Shendetesise, Pushtetit Vendor dhe minister pa protofol. Çelja e ketij debati ne Parlamentin maqedonas, u be ne gjuhen shqipe…
Me 5 qershor, NATO do te hapi zyrtarisht dyert per Malin e Zi, qe behet anetarja e 29 e aleances veri-atlantike. Nderkohe qe me 11 qershor Kosova mban zgjedhjet e parakoheshme dhe do te kete Kryeministrin dhe qeverine e re. Ndersa dy jave me pas, ne Shqiperi, zhvillohen zgjedhjet e pergjitheshme parlamentare te radhes. Pas miratimit edhe te Vetingut, Shqiperia pret brenda ketij viti celjen e negociatave per anetaresim ne BE.
Ballkani ndodhet ne udhekryq. Shqiptaret kudo qe jetojne ne rajon, kane momentin me te mire ne historine e tyre te re, per ta orientuar trenin ballkanik, drejt Brukselit. Nuk e kemi luksin qe ta humbim kete shans. Duke perifrazuar nje fjali te Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush ne Tirane: Time is now!
Alfred je i vjeteruar ne mentalitet.Meru me hallin qe te ka qene o miliarderi i rilindjes dhe lere gazetarine se kure nuk u bere.Fitove para me grushte jo si gazetar por nga qe u pelqeje botuesve se redaksite i ktheve ne reparte ushtarake jo se beje gazetari. Kroniken po ate e qan edhe sot se eshte brenda profesionit tend te oficerit.
Bravo patriot ,streha e fundit te ka ngel,behu me Spahine tani.
Ballkani gjithmone ka qene ne udhekryq, ashtu si cdo faze e aktivitetit njerezor o qyp, por tani mendja jote eshte ne udhekryq dhe po “shtrydh” mente per te nxjere te tilla “perla” qe dhe Kisingeri do ti kish zili!!! Po ne vend qe ta riveshesh kostumin e vjeter te gazetarit per te amortizuar goditjet e fundit, ti me keto qe shkruan po shton cudine se sa shtrenjte eshte shitur mediokriteti dhe butaforia keto vite.
Ik ore hajdut na jep mendje ti.Justifiko Milionin Euro me kursimet nga kafet.Fare e keqe.
Hajduti duke nan bere te pafajshmin
Hajduti me dhen mend ,…hahahaha
Eh shtet VK
Une them te drejtosh nje emision “Si te behesh milioner” pa punuar. Do kesh shume ndjekes dhe sukses.
Dilema shekspiriane !!!!!!!!
Dilema este e kartezios o “shkenctar i manierizmit”.