Deputeti socialist shpërthen ndaj LSI-së: Kanë penguar reformën në drejtësi dhe shumë rrugë, por dje hoqën dorë nga sllogani fodull, “Ne, forcë e parë politike”

1 Qershor 2017, 09:54Politika TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka thumbuar LSI-në pas sondazhit të mbrëmshëm dhe deklaratave të Petrit Vasilit, të cilin e quan drejtor ekzekutiv.

Reagimi i Braçes:

Dy njerez te rendesishem ne LSI, miku im Nikolle dhe drejtori ekzekutiv i saj, hoqen dore dje nga sllogani fodull: Ne, forcë e parë politike në Shqipëri!

I pari, i referohet nje sondazhi te rreme, lehtesisht te identifikueshem si i qellimte politik dhe, pranon nje humbje te rende te PD por edhe me dramatike per LSI-kater here larg nga “Forca e parë politike në vend”, domethene PS!

Ai pranon per LSI rolin e nje partneri edhe nje here te Sali Berishes, ne fakt ndryshe nga cfare kishte thene me heret por edhe duke forcuar dyshimet mbi pastrimin e palces se PD, kryesisht kundershtare te LSI ne ate parti.

I dyti, foli dje gjate, per rolin e “Frenës”, duke rrezuar njehere e mire slloganin e rreme “Ne forcë e parë politikë në vend”!

Kur kete e ben drejtori ekzekutiv, natyrisht qe sllogani eshte i vdekur, per mire dhe partia duhet menduar e rikthyer ne boten reale.

Por pertej kesaj,

Ka kendveshtrime te ndryshme mbi rolin e “FRENES”;

Fjala bie, une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, ndalimin e punes per kater vite ne rruget-bypass Fier, bypass Vlore, Tirane-Elbasan, te gjitha me fonde te buxhetuara, domethene te garantuara, madje edhe me kosto te shtuara, edhe ato te garantuara;

Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, angazhimin kohe pas kohe, sipas etapave xhanem, per te vonuar reformen ne drejtesi, jetike, thelbesore per Republiken, po aq per njerezit e zakonshem qe nuk marrin drejtesi prej 27 vitesh ne kete vend, madje duke i kthyer ne te pabarabarte para ligjit, kur tamam politikanet jane ndryshe nga ta-imunitare te paligjshem;

Une e shoh si nje frenim te rende, stop te madh, keqperdorimin deri ne dhimbje te subvencioneve ne Bujqesi, fondit te tokave te vene ne dispozicion per te terhequr investime kombetare e te huaja ne nje rrjet ndermarrjesh bujqesore, lirise se tregut-fuqise se tij per te imponuar cmime nen kosto per bujqit e perfitime te medha per tregtaret, aq sa po rrezikon ta ktheje Shqiperine bujqesore ne te vetmin vend ku po te punosh me token e bagetine nuk fiton por humb para nga te tuat;

Pyetje dua te bej, per cilindo shqiptar qe e sheh veten viktime te kesaj FRENE;

A i duhet kujt kjo Frene?

Une them jo!

Ne ane tjeter, une nuk jam nga ata qe mendojne se gabimet jane te njeanshme, pra ka pagabueshmeri ne palen tjeter.

Edhe aty duhet nje ndryshim i forte, kjo eshte natyrale ne PS, eshte gen i patjetersueshem, ndaj njerezit besojne ende shume fort tek Partia Socialiste.

Ne fund, Kontrollin e qeverisjes, FRENEN, Kushtetuta ja ka besuar parimit te ndarjes se pushteteve, kontrollit e balances se tyre-nje rol te patjetersueshem ketu ka Presidenti i Republikes, reforma ne Drejtesi dhe ne menyre te patjetersueshme Opozita.

Kjo eshte FRENA, jo ndarja e qeverise ne karrige!

Kjo eshte FRENA dhe eshte OPOZITE, dje, sot, neser.

7 komente në “Deputeti socialist shpërthen ndaj LSI-së: Kanë penguar reformën në drejtësi dhe shumë rrugë, por dje hoqën dorë nga sllogani fodull, “Ne, forcë e parë politike””

  1. optimizem per vendin says:

    O Braçe, po keta e kane kuptuar me mire demokracine; e kane kuptuar si pjese e ndarjes se kulaçit dhe jo pergjegjesive. Dhe sipas ketyre, pergjegjesine e ka ai qe populli i ka dhene pak fare pjesen me te madhe ndersa Partnerja LSI pardje me Sali Berishen e dje me Edi Ramen ka vetem pergjegjesin e ngrenies kulaçit, kush ta haje me shpejte. Nuk behet shtet me keta njerez dhe nuk ka te ardhme ai vend po nuk u distancuan njerezit dukshem nga keto shushenja qe s’ngopen kurre.

  2. astrit says:

    More z. Brace. Me keto qe permend ti, bay paset dhe bujqesine, i bie sabotazh i mirefillte. Ku eshte kryeministri dhe qeveria ketu?

  3. fil says:

    mbushi xhepat ilir hajduti ne bypastin e Vlores dhe e la pafilluar fare ,tani lsi hajdutja do akoma te vjedh

  4. Qim Peka says:

    Ju te cani trapin para fushate,……….pas saj lepini perseri trapin e njeri tjetrit………..

  5. spartaku says:

    LSI-ja, Meta dhe Sali Berisha kane lidhur besen se pas votimeve,do behet koalicioni per te rrezuar Edi Ramen.Atyre nuk u plasi bytha per shqiperine e popullin shqipetare,por vetem te shpetojne nga Edi Rama,i cili deri sot me punen e tij te sinqert ka terhequr popullin pas vehtes,dhe po e largon nga partia fashiste e Berishes dhe e Bashes.Qe te dy keta myteber i tremb vetingu,dhe prandaj i jane turrur Rames per t’a pjekur ne hell.Rama ka kudo ne shqiperi nje respekt e dashuri,mirnjohje te thelle,se ai nuk eshte kriminel,nuk ka vrare e vjedhur.Krimet e Saliut dhe te BASHES,JANE TE DOKUMENTUARA DHE I NJEH I MADH E I VOGEL NE SHQIPERI.

  6. sopiqoti says:

    Te pranosh publikisht se : “..LSI do te dale forca e PARE politike nga zgjedhjet e 25 Qershorit…” DON TE THOTE MIOPI POLITIKE E DREJTUESIT TE KESAJ FORCE POLITIKE.e DEMTON PARTIN E TIJ,I ZHGENJEN ANETARET E LSI-s.

  7. Lio says:

    Te gjithe morra te kuq jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje