Italia, Ventura zbardh listën për 2 sfidat e radhës

1 Qershor 2017, 15:28Sport TEMA

Kombëtarja Italiane bën publike listën e të grumbulluarve. Katër herë kampionët e botës, janë  në pritje të ndeshjes së radhës miqësore kundër Uruguait dhe sfidën tjetër lundër Liechtenstein, e vlefshme për botërorin “Rusi 2018”. Trajneri i të kaltërve, Gian Piero Ventura, ka bërë disa ndryshime.

Në listë është përfshirë Andrea Conti, mbrojtësi i Atalantës, i cili ka zëvendësuar futbollistin e Genoves Emerson Palmieri që u dëmtua në ndeshjen e fundit në kamionat kundër Romës.

Gjithashtu për të dhënë kontributin e tyre janë edhe dy futbollistë të tjerë, Alex Ferrari i Hellas Verona dhe ai i Crotones Gian Marco Ferrari, të cilët do të marrin vëndet e të padisponueshmëve Cecherini dhe Romagnoli.

Porta dhe mbrojtja është e gjitha Juventine. Buffon, Bonucci, Barzagli, Chielini dhe Marchisio, do t’i bashkohen kombëtares më datë 5 Qershor, pasi më datë 4 ata kanë finalen e Champions League.

Të kaltërit do të grumbullohen në qëndrën stërvitore Coverciano. Kalendari për ta parshikon miqësoren kundër Urgait më dat 7 Qershor, më pas takimi kundër një kundërshtari të lehtë sic është Lichtenstein më datë 10./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje