Kombëtarja Shqiptare nuk ka ndryshuar asnjë pozicion në renditjen e re të muajit Maj, të publikuar nga FIFA.
Kuqezinjtë mbeten në vendin e 66-të duke mos pësuar lëvizje, kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe nuk është zhvilluar asnjë ndeshje.
Ndërkohë, sa i përket kundërshtarëve tanë në eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, Spanja renditet në vendin e 10-të, Italia në të 12-tin, ndërsa Maqedonia ka zbritur tre vende duke u klasifikuar në të 136-tin.
Kurse Izraeli ka pasur një ngritje të lartë me 8-të vende duke u renditur i 55-ti, ndërsa Litenshtejni klasifikohet në vendin e 186-të.
Sa i përket renditjes së përgjithshme vendin e parë e mban Brazili, i ndejkur nga Argjentina dhe Gjermania.