Gjimshiti: Në Izrael shkojmë për fitore

31 Maj 2017, 20:18Sport TEMA

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i shoqëruar me bashkëvendasin e tij nga Lugina e Preshevës, Arbnor Fejzullahi, futbollist i Partizanit të Tiranës, kanë ndjekur derbin shqiptar në Tetovë mes Renovës dhe Shkëndijës (2-2).

Gjimshiti, i cili gjatë këtij sezoni luajti për Avellinon, është shprehur i kënaqur që me këtë skuadër siguroi mbijetesën në Serie B të Italisë.

“Mendoj se jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arrit qëllimit të mos biem nga liga, sepse kemi pasur edhe disa probleme, ku na i kanë hequr tre pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë”, deklaroi mbrojtësi i Atalantas i huazuar te Avellino, Berat Gjimshiti.
Shqipëria me 11 qershor luan si mysafire e Izraelit, ndeshje eliminatore e vlefshme për KB Rusia 2018. Gjimshiti është optimist se nga ky udhëtim do të kthehen me tre pikë.

“Për mua personalisht do të jetë një ndeshje e mirë. Është një mundësi që ti kthehemi rrugës së sukseseve, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira. Me Izraelin humbëm në Shqipëri dhe aty unë mora karton të kuq. Tash shkojmë atje dhe duam të kthehemi me fitore, pasi mendoj se Izraeli nuk është më i fortë se ne”, shprehet me optimizëm mbrojtësi kuqezi.

Gjimshiti dha një mendim të tij edhe për kampionatin e Maqedonisë.

“Për shikuesit ishte ndeshje shumë e bukur, pasi panë tetë gola. Po duket se kampionati në Maqedoni është i mirë, ashtu sikur në Shqipëri që kam parë disa ndeshje. Unë shpresoj se edhe këtu në Maqedoni do të rritet kualiteti si në shtetet tjera Kosovë e Shqipëri”, tha Gjimshiti per gazeta “Lajm”.

Në fund ai foli edhe për të ardhmen e tij.

“Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën. Nuk e di se cfarë do të ndodh. Atalanta tash e përfundoi kampionatin dhe të shohim se si do të rrjedhin bisedimet”, tha në fund mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje