Pas një bojkotimi të gjatë tifozat e Tiranës janë rikthyer sot në stadium për të mbëshetuar skuadrën e tyre.
Grupimi “Tirona Fanatics”, janë prezent në finalen e Kupës së Shqipërisë Tirana luan përballë Skëndërbeut në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ata kanë shpalosur një keorografi ku sulmojnë presidentin e Tiranës Refik Halili.
Në banderolën e shpalosur nga tifozat bardheblu kundër Refik Halilit shkruhej: “Tregohu i sinqertë, pranoje që je mashtrues”.
Gjatë ditës së sotme Tifozat e Tiranës kanë protestuar dhe përpara Bashkisë së Tiranës ku i kërkonin kryebashkiakut Erjon Veliaj që ti hiqte aksionet Refik Halilit.