De Rossi rinovon me Romën deri në vitin 2019

31 Maj 2017, 16:38Sport TEMA

Mesfushori, Daniele De Rossi, ka nënshkruar kontratën e tij të re me  skuadrën e Romës.

Përmes një njoftimi klubi i Romës konfirmon se mesfushori Italian do të qëndrojë tek verdhekuqtë deri në vitin 2019.

Daniele De Rossi do të marrë shiritin e kapitenit tek Roma pas largimit të Francesco Tottin

33-vjeçari është një nga pikat më të forta të skuadrës së Romës dhe është një nga veteranët e kësaj skuadre.

Ditët e fundit u përfol se lojtari mund ti bashkohej ekipit të Interit, por gjithçka është hedhur poshtë, pasi De Rossi ka hedhur të bardhën mbi të zezë tek klubi kryeqytetas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje