Klubi i Arsenalit ka njoftuar se trajneri i skuadrës së tyre, Arsene Venger, do ta vazhdojë të qëndrojë tek “topçinjtë” edhe për dy vite të tjera.
Numri një i aksionerëve të Arsenalit, Stan Kroenke, është shrehur se: “Ambicia jonë është që ta fitojmë Premier Ligën dhe trofe të tjerë të mëdhenj në Evropë. Arsene është personi më i mirë për të na ndihmuar t’i fitojmë këta tituj”, tha Kroenke.
Venger, i cili fitoi “FA Cup” për të shtatën herë të shtunën e kaluar, që është rekord në vete, ka thënë se e dashuron klubin dhe është optimist dhe entuziast për të ardhmen.
“Ky grup është i fortë dhe me disa përforcime shtesë, ne mund të jemi edhe më të suksesshëm,” u shreph Venger.