Paulo Maldini drejt postit të menaxherit të kombëtares Italiane

31 Maj 2017, 15:43Sport TEMA

Paolo Maldini mund të rikthehet sërish të bëhet pjesë e botës së futbollit.

Ish lojtari i Milanit mund të bëhet menaxheri i kombëtares italiane e cila po kërkon zëvendësuesin e Lele Orialit, i cili do të kthehet tek Interi pas përfundimit të Europianit të moshave U-21.

Gjithashtu për të marrë këtë post tek kombëtarja “axurre”, janë dhe emra të tjerë si Marco Tardelli, apo dhe Francesco Totti që këtë fundjavë u tërhoq përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Por, Paulo Maldini është më favorit për të marrë këtë rol pasi ka dhe pëlqimin e Federatës që  kërkon të sjellë në kombëtare një emër të madh që ka bërë historinë në futboll.

Në ditët në vazhdim ish kapiteni i Milanit pritet që të marrë një telefonatë nga presidenti Tavecchio ku dhe do të vendosë përfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje