Kridens Meta caktohet arbitri i Finales së Kupës së Shqipërisë

31 Maj 2017, 16:44Sport TEMA

Kridens Meta do të jetë arbitri i finales së Kupës së Shqipërisë, që do të luhet sot në orën 19:00 në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Emri që përflitej për të gjykuar këtë finale si fillim ishte ai i Juxhin Xhajes, por Komiteti i arbitrave vendosi që të caktojë Kridens Metën.

40-vjeçari ka qenë në qendër të kritikave në këtë sezon të Kategorisë Superiore, ashtu si shumica e gjyqtarëve pasi kanë bërë mjaft gafa.

Meta ishte qendër të vëmendjes pas ndeshjes Vllaznia-Partizani në Shkodër, ku nuk akordoi dy penallti të pastra për të kuqtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje